Kërkohet  statusi special për Sanxhakun me Kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor

np

 

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi  iniciativën me të cilën  kërkohet  status i veçantë për rajonin e Sanxhakut  që shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi,  i cili do të nënkuptonte të ketë  kushtetutën e vet   e cila do të përpilohet  nga ekspertët e Bashkimit Evropian.

 

Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të  aprovonte  ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa  shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve  dhe serbët do t’i kenë status të popujve konstituiv, thuhet në këtë  iniciativë.

Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.

“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhen në kuadër të Komitetit të Posaçëm për  Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në  dokument.

Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.

Sipas kësaj  iniciative, siç thuhet,  nënkuptohet se  autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit  të veçantë t’i tërheqin  të gjitha forcat ushtarake nga krahina  e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në  rrethana normale, ndërsa kufiri  i  Sanxhakut të kontrollohet  nga  forcat ndërkombëtare.

Krahina  e Sanxhakut në të cilën do të krijohet  status të veçantë  përfshinë territoret e komunave  jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi:   Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë

/I A/