Lutfi Haziri pret në takim një delegacion të Sanxhakut

haziri dhe uglanin

Kryetari Haziri në cilësi të nënkryetarit të LDK  priti sot në Gjilan kryetarin e Patisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Uglanin, me bashkëpunëtorë.

Një delagacion i gjërë nga Sanxhaku  i kryesuar nga Sulajemna Uglanin, në të cilin ishin të përfshirë  përfaqësues të forumit të gruas, atij të rinisë të Partisë së Aksonit Demokratik, por edhe nga  Këshilli Nacional i Boshnjakëve të  Saxhakut, themelues i së cilit është vet Dr Uglanin, ishin mysafir të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri pasi i uroi Uglaninit mirëseardhje në Gjilan, e njoftoi për të arriturat e Komunës, regjionit dhe  mbarë Kosovës, me theks të veçantë rolin e komunës së Gjilanit dhe vet atij në ngritjen e bashkëpunimit ndërkufitar me komunat e shteteve fqinje.

Ndërsa, kryetari e Patisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Uglanin,  e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e përgëzuar për të arriturat  e Komunës dhe shtetit të Kosovës.

Uglanin njoftoi z. Haziri për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet  rajoni  Sanxhakut të ndarë në mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe për iniciativën më të re që ka dalëe nga Këshilli Nacional Boshnjak me të cilën kërkohet statusi special për Sanxhakun, i cili do të ketë kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor.

Haziri dhe Uglanin u dakorduan që në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje më e madhe bashkëpunimit institucional të Kosovës me Sanxhakun. ​