Boshnjakët e Sanxhakut faktor i fort dhe i pa tejkalueshëm  (video)

uglanin press

Konferencë për shtyp e Presidentit të Partisë Sulejman Uglanin
Deklaratën për mediat të  Uglaninit po e transmetojmë  të plotë:

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftoj së bashku  të  analizojmë këtë shpërthim urrejtjeje dhe armiqësie të regjimit të Vuçiqit ndaj boshnjakëve të Sanxhakut.

Statusi special si model për zgjidhjen e statusit të popullit boshnjak dhe statusin e Sanxhakut ka qenë i njohur për publikun që nga viti 1991 dhe kjo nuk është asgjë e re.

Arsyet për këtë nervozizëm dhe panik të regjimit militant të Vuçiqit janë krejtësisht të ndryshëm.

Së pari, Këshilli Kombëtar Boshnjak ka aprovuar    status special  si një objektiv legjitim i cili do të sigurojë ekzistencën politike të popullit boshnjak në Sanxhak dhe pamje të qarta që do të bashkojë të gjithë faktorët politikë boshnjakë drejt arritjes së këtij qëllimi

Së dyti, se PAD-i Sanxhaku si parti boshnjake parlamentare ka pranuar iniciativën e këshillit kombëtar boshnjak për zgjidhjen e statusit të boshnjakëve dhe statusin e Sanxhakut dhe qëndrimet  unike të popullit boshnjak për çështje të një rëndësie të veçantë.

Me sa duket regjimi  anti-boshnjak i  Vuçiq po frikësohet  se pas PAD-it të  Sanxhakut dhe partitë tjera boshnjake, institucionet dhe organizatat joqeveritare do ta përkrahin dhe të bashkohen rreth çështjeve themelore për të cilat ekziston  miratimi më i  lartë i mundshme tek  populli boshnjak.

Në qoftë   partitë tjera boshnjake , institucionet dhe organizatat sipas modelit të PAD-it   të  Sanxhakut   pranojë nismën e Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe qëndrimet  unike, boshnjakët do të bëhen faktor i fortë dhe i pashmangshëm politik.

Ky presion agresive i regjimit të Vuçiqit ndaj  boshnjakëve, nëpërmjet mediave dhe shërbimeve të ndryshme të Serbisë, ka për qëllim për t’i hutoj  boshnjakët, t’i frikësoj  të luhatshmit  dhe për të krijuar ndarje të reja midis boshnjakëve në Sanxhak.

Regjimi anti boshnjak i Vuçiqit, dëshiron t’i ndaj boshnjakët në shumë parti të cilat nuk bashkëpunojnë në mes veti dhe e copëtojnë trupin votues të boshnjakëve    të menaxhuar  nga  Beogradi. “