ALI DACI  NDEROHET ME TITULLIN QYTETAR NDERI I PEJËS !

Ali Daci qytetar ndero i pçejes

 

Shoqata ” Kosova për Sanxhakun”, anëtarësia dhe simpatizantët e saj,  kanë arsye të veçantë të jenë të lumtur dhe të nderuar nga komuna e Pejës me rastin e dekorimit të anëtarit të kryesisë Ali Daci, me titullin Qytetar Nderi të Pejës.

Shoqata konsideron se ky është nderimi më i madh deri më tani që e konsideron nderim të veti.

Ali Daci edhe më herët dhe gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua në luftën për realizimin e të drejtave  të shqiptarëve jo vetëm në Sanxhak , por edhe jashtë tij, pra në Krahanën e Plavës e Gucisë, Krajës e Ulqint, Rozhajës por edhe më gjerë.

Ali Daci qytetar ndero i pçejes

Ali Daci a lindur në fshatin Dacaj, Malësia e Rozhajës, më 3 dhjetor 1959. Në radhë është i treti fëmijë i prindërve Nezir Ajdin Daci dhe Begie Hysen Nilçi. Nëna e tij  është nga Shtupeqi i Madh, katund ky në krahinën e Rugovës. Pas tij prinderit patën edhe 6 vajza dhe një djalë. Meqë babai ishte i pa punë, fëmijët më goxha vështirësi arritëm t’i bëhen atij krah pune. Kushtet jetësore qenë të tilla, saqë duheshin mjaft sakrifica për të rritur, edukuar dhe arsimuar dhjetë fëmijë.. Babai shkronjat e para i kishte mësuar në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga mësues Spiro Rexha nga Vlora, pasi që në atë kohë, siç e quanin at kohë “Koha e Shipnisë” në Rozhajë, e që ishte nënprefekturë e prefekturës së Pejës, shteti shqiptar, më inisiativën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, vetëm në këtë nënprefekturë kishte hapur plot 13 shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues ishin emëruar normalistët e Elbasanit, qoftë nga Kosova apo Shqipëria. Pas pushtimit sllavo – komunist, shkollat shqipe dhunshëm u mbyllëm dhe mësuesit u përndjekën e disa edhe u pushkatuan nga OZNA komuniste. Shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë u zëvendësuan me shkollat ideologjike komuniste më mësim në gjuhën serbokroate. Kështu, Aliu mësimet në shkollën që kishin ngritur me vetë iniciativë të fshatarëve, i fillon  në gjuhën e huaj sllave.

64403325_1321349524709874_8448028206820229120_n

“Meqë nuk e njihja gjuhën e mësuesit e as mësuesi gjuhën time, unë më vështirësi mësova alfabetin cirilik nga “Bukvari” serb. Katër klasat e fillores, sa kishte shkolla në Dacaj i përfundova në gjuhën serbe dhe pas këtyre babai më dërgoj në shkollën shqipe të fshatit Novosellë të Pejës. Në klasën e pestë mësova alfabetin e shenjtë të gjuhës amtare. Pas mbarimit të shkollës fillore, mësimet i ndoqa në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahia “ në Pejë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, u regjistrova në SHLP ” Bajram Curri” ku edhe u diplomova në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe. Nga viti 1989 jam mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore Dacaj, këtu në vendlindje” , thot Ali Daci.

64744242_1321349478043212_5705909605159141376_n

Pas kryerjes së studimeve u kthye në katund dhe punësohet mësimdhënës ku punon akoma sot.

Përveç si arsimues i brezave, Ali Daci përcjell dhe është aktiv në lëvizjet shoqërore brenda shqiptare dhe më gjërë në Ballkan e Evropë ku merr rolin e prijësit për ndryshime dhe ardhmëri.

Më 09 shtator 1990, bashkë me intelektualë të tjerë, vendosin dhe themelojnë në Tuz, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, subjekt politik i cili u lakmua edhe nga joshqiptarët. Këtu zgjidhet në krye të partisë në fjalë, Dega në Rozhajë, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

ali

Mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptare e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. I. Rugovën… Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. Është bashkëpunëtor i RZMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me rradhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkroi për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës… “Shtigjet e përgjakura” është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkautorësi me Rrahman Jasharin me titull ” Zemër e madhe një Malësi” (2006)

Ali Daci është njëri nga themeluesit  e organizatës “Kosova për Sanxhakun “  dhe nënkryetar i saj.