Kreu i shoqatës u prit nga Presidenti Berisha

me presidentin

Tiranë : Sot më 24 qershor kreu i shoqatës ” Kosova për Sanxhkau” u prit nga Ish presidenti,  ish kryeminitri përkatësisht nga  deputeti aktual i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. Delegacioni që u prit nga Presidenti Berisha  ishte i përbërë nga Ismet Azizi kryetar, Ali Daci  nënkryetar dhe  Nuredin Ymeraj aktivist

Me këtë rast delegacioni i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” në lidhje me ktë taki  lëshon këtë  komunikatë :

“Anëtarësi e nderuar, përkrahës të shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”, me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë së më datën 24  qershor,  ishim në takim  të Ish Presidentin dhe ish Kryeministri  i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.

Sali berisha

Në emër  tuajin Presidentin Berisha e  falënderuam për  pritjen që na bëri. Me këtë rast e njoftuam për përpjekjet që po bëjmë,  aktivitetet dhe të arriturat e shoqatës  në ngritjen e bashkëpunimit  me popullin shqiptarë e boshnjak të  Sanxhakut dhe në mbrojtjen e të drejtave , ngritjen e vetëdijes dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve të Sanxhakut .

Takimi  doli shumë frutdhënës dhe  se  kërkohet  punë  dhe  përkushtim për ta arritur synimin drejt realizimit të drejtës kombëtare atje.

Presidenti doli i kënaqur për   punën e madhe  që po  e bënë shoqata  në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në këtë trevë dhe u zotua  për përkrahjen institucionale të Republikës  së Shqipërisë në projektet e shoqatës” thuhet në fund komunikatës.

64916320_1306442016183369_8537865827297263616_n