Sali Berisha priti Ismet Azizin kryetarin e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” me bashkëpunëtor

64916320_1306442016183369_8537865827297263616_n

 

Sali Berisha zhvilloi takim me Ismet Azizin dhe bashkëpunëtorët e tij, Ali Daci dhe Nuradin Imeraj, mbrojtjes të të drejtave të mohuara të shqiptareve të Sanxhakut .

Prof Dr. Saili Berisha  ish president dhe ish kryeministër i Republikës së Shqipërisë,  tre decenie lider i Partisë Demokratik, dhe  deputet aktual në parlament, në  profilin e tij në facebok  shkruan:

 

 

Miq, une prita ne nje takim te veçante kryetarin e shoqates atdhetare Kosova per Sanxhakun, publicistin dhe gazetarin e njohur Ismet Azizi dhe Alban Daci, zv kryetar i shoqates, zotin Nuradin Imeraj, kryetar i shoqates Podguri.

 

Ne kete takim zoti Azizi dhe bashkepuntoret e tij paraqiten gjendjen katastrofale te lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne treven e Sanxhakut, ndaj te cileve prej 100 vitesh ndiqet nje politike debimesh masive, shfarrosje dhe asimilimi.

Sali berish ne takim

Ne kete treve, me nje rendesi te veçante ne historine e kombit shqiptar, prej nje shekulli njelloj si ne pushtimet me te egra nuk lejohet mesimi ne shkolla i gjuhes shqipe, nuk lejohet asnje media e shkruar apo elektronike ne gjuhe shqipe sikunder bllokohen te gjitha transmetimet radiotelevizive te Kosoves dhe Shqiperise.

 

Serbia, e cila ka firmosur te gjitha aktet dhe marreveshjet nderkombetare mbi te drejtat e minoriteteve mohon teresisht cdo te drejte te shqiptareve ne trojet e tyre shekullore ne komunat e Sanxhakut.

 

Zoti Azizi me njohu me perpjekjet serioze qe ben lideri i Keshillit Kombetar te Boshnjakeve te Sanxhakut, Sulejman Ugljanin per rikthimin e te drejtave te mohuara banoreve te Sanxhakut dhe shpalljen e nje autonomie ne kuadrin e republikes se Serbise.

Sali berisha

 

 

Me kete rast i bej thirrje Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, OSBE, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB dhe Kongresit te SHBA te ushtrojne te gjithe presionin e tyre qe Serbia te respektoje marreveshjet qe ka firmosur per te drejtat e minoriteteve.

 

Miq, gjendja e pashembullt e mohimit total te lirive dhe drejtave te shqiptareve te Sanxhakut has ne nje indiference te pafalshme te botes shqiptare ne teresi te autoriteteve dhe forcave politike shqiptare ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi dhe diaspore.

 

Ne kete kontekst thirrja ime eshte te hiqet dore menjehere nga ky qendrim dhe te ndermerren te gjitha hapat e nevojshme politike, diplomatike, kulturore, arsimore etj, ne mbeshtetje te shqiptareve te Sanxhakut per rifitimin e te drejtave te tyre te mohuara.

64916320_1306442016183369_8537865827297263616_n

Ne fund shfrytezova rastin ti percjelle pershendetjet e mia te sinqerta zotit Ugljanin, me te cilin kemi bashkepunuar ne vitet 90 te kunder pushtimit te Bosnjes nga hordhite e Millosheviçit dhe ti bej thirrje komunitetit nderkombetar te mbeshtes projektin e tij per Sanxhakun, si kusht per stabilitet dhe paqe te qendrueshme ne rajon.

 

Biseda ishte e hapur dhe vellazrore! sb