“Baresha” në versionin e këngëtarit nga Mali i Zi

  • “Baresha”, kënga e famshme shqiptare e këngëtares shqiptare Nexhmije Pagarusha, vjen edhe nga versioni i këngëtarit nga Mali i Zi.

Goran Vratnica është këngëtar i muzikës folklorike, nga Mali i Zi. Vratnica njihet për ngjyrimin që u jep këngëve tjera, me versionin e tij autentik.

Së fundmi ai sjellë këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, një këngë kjo emblematike ndër shqiptarë.

Vratnica në të kaluarën ka sjellë incizime të versionit të tij të këngëve si “Rroka Mandolinën” apo “Moj e mira nëpër therra”.