Organizata “ Kosova për Sanxhakun” priti për vizitë rektorin e Universitetit të Tuzllës

6

Sot në lokalet e Universitetit “ Hasan Prishtina“, udhëheqësit e organizatës “Kosova për Sanxhakun“, ishin nikoqir të Rektorit të Universitetit të Tuzllës. Në mungesë të lokaleve të saja, Organizata në fjalë takimin e realizoi në lokalet e Parlamentit Studentor, në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror.

“Jam në shtëpinë time, këtu u shkollova, krijova familje, andaj jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar me mikpritjen tuaj në këtë përbërje”, ishin fjalët e para të Prof. Dr. Enver Haliloviq.

 

Përveç takimeve që Rektori nga Universitetit të Tuzllës, pati me Rektorin e UP-së z. Ramadan Zejnullahun, ku një kohësisht me kërkesën e tij sot u realizua një takim shumë i frytshëm dhe vëllazëror me kreun e organizatës “ Kosova për Sanxhakun”,themelimi i së cilës organizatë ka ngjallur interesim bashkëpunimi edhe nga Univesiteti i Tuzllës.

5

Ismet Azizi kryesues i kësaj organizate, fillimisht e njoftoi rektorin me programin dhe synimet që i ka kjo organizatë dhe aktivitete që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr kjo organizatë në ngritjen e cilësisë së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Sanxhakut.

 

Rektori Haliloviq u nda i kënaqur me synimet e organizatës, dhe premtoi përkrahjen për bashkëpunim në të gjitha nivelet, duke u nisur nga ai arsimor, kulturor e edhe ekonomik. Aktivitetin me Rektorin organizata do të vazhdojë edhe ditën e mërkurë ku në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës do të organizoj një tribunë “ Sanxhaku dhe marrëdhëniet Kosovë- Bosnjë dhe Hecegovinë” e cila do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica “ me fillim në ora 14.00.

Rektori nga Tuzlla në mesinm e studentëve të UP

Rektori nga Tuzlla në mesinm e studentëve të UP

Në takim me rektorin morën pjesë Prof. Dr Mazllum Baraliu, Avokati Azem Vllasi, Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku dhe anëtarë tjerë të kryesisë së organizatës, të cilët rektorit i shprehën mirëseardhje dhe u zotuan se bashkëpunimi nuk do të mungoj në të ardhmen në përtëritjen e urave bashkëpunuese në mes Kosovës, Sanxhakut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në takim u konstatua se bashkëpunimi deri më tani pothuajse ka munguar dhe se gjithashtu do të duhet pë r të bërë të pamundurën që të gjinden rrugë dhe forma të bashkëpunimit, si nevojë e domosdoshme për të dy palët.