Plava

Komuna e Plavës

Që në kohët e hershme Plava a qenë e banuar nga Shqipetarët por pas Kongresit të Berlinit(1878), Plava i bashkohet Malit të Zi ku deri në ditët e sotme ka mbijetuar nëpër probleme qe e kanë përcjellë, tani ajo kryesisht banohet nga Boshnjakët(Myslimanë) të cilët janë Shqiptarë të asimiluar nga pushteti malazez në mënyra të ndryshme. Sot Shqiptarët përbëjnë rreth 20% përqind të popullsisë kryesisht të përhapur në rrethin e Vuthajve, Martinajve, pak Plavë dhe në Guci. Edhe sot Shqiptarët pas pavarsisë së Malit të Zi ende nuk i kan të drejtat e tyre qe iu takojnë si p.sh.: përdorimi i gjuhës Shqipe në shkolla, objekte zyrtare etj. Në Guci personi i fundit që ka ditur të flas Shqip ka vdekur më 1981, dhe kjo është për të ardhur keq ngaqë në mënyrë arbitrare u bë asimilimi i kësaj trevë të banuar dikur tërësisht nga Shqiptarët ndërsa tani ata janë veç së një minoritet i cili është në zhdukje e sipër nga kushtetë e vështira ekonomike e shumë pëngesa të tjera, pasi që emigracioni në ketë trevë është në shkallë shumë të lart. Tani vetëm mbetet të shpresohet në politikanët të cilet duhet marrur masat për mbrojtjen e Shqiptarëve në këtë trevë. Që nga 1913 Plava me rrethinë është nën administraten malazeze e deri në ditët të sotme.Komuna Plava është njësi administrative e nivelit lokal në Mal të Zi. Qendër e kësaj njësie është vendbanimi me të njëjtin emër.

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, komuna e Plavës ka pasur 13549 banorë me 3737 ekonomi familjare dhe 5440.

Ndër venbanimet shqiptare në komunën e Plavës (nga 27 gjithësej) janë: BogajiqiBrezovicaDoliDosugjaGërnçariGuciaGjuriqiHakajHoti i KujitKolinaKryshevaMartinajMashnicaMetehuMurinaPërnjavoriPlavaVishnjevaVojosellaVuthajZhanica.

Përbërja nacionale:

• Boshnjak – 6.809 (49,32)

• Shqiptarë – 2.719 (19,69)

• Serbi – 2.613 (18,92)

• Mysliman – 788 (5,70)

• Malazezë- 765 (5,54)

• Të papërcaktuar – 39 (0,28)

• Të tjerë – 72 (0,55)

Përbërja fetare:

• mysliman – 10.246 (74,21)

• katolik- 348 (5,5)

• ortodoks – 146 (1,05)

• Të pa përcakturar – 29 (0,21)

• Pa besim – 3 (0,02)

• Të pa njohur – 33 (0,26)

Gjuhët:

• Boshnjake – 6.500 (47,08)

• serbe – 3.522 (25,51)

• shqipe – 2.693 (19,50)

• malazeze – 810 (5,86)

• bosanski – 192 (1,39)

• Të tjera dhe të panjohura – 88 (0,66

Plavë është venbanim në veri të Alpeve Shqiptare, në pjesën lindore të Republikës së Malit të zi.

Gjithashtu është qendër e komunës së Plavës, ku bënë pjesë edhe qyteza e Gucisë. Në vlerësimin e numrit të popullësisë më 2004, Komuna e Plavës kishte 21.604 banorë, nga të cilët 26.26% ishin shqiptarë. Përveç në Plavë dhe Guci, komuniteti shqiptarë jeton edhe në fshatrat: VuthajMartinaj, Kukaj dhe Dol.