Monthly Archives: Nëntor 2015

Organizata “ Kosova për Sanxhakun” priti për vizitë rektorin e Universitetit të Tuzllës

6

Sot në lokalet e Universitetit “ Hasan Prishtina“, udhëheqësit e organizatës “Kosova për Sanxhakun“, ishin nikoqir të Rektorit të Universitetit të Tuzllës. Në mungesë të lokaleve të saja, Organizata në fjalë takimin e realizoi në lokalet e Parlamentit Studentor, në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror.

Zukorliq: Terrorizmin duhet prerë në rrënjë 

zukorlic01rasfoto-emil-conkic_f

 

Është e domosdoshme  të dënohet çdo akt terrorist, duke përfshirë edhe atë që ndodhi në Paris. Vrarja e njerëzve të pafajshëm është anti civilizues – tha myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq.

URIME 28 NËNTORI

Isa Boletini-falmuri

 

28 Nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare, të bashkuar në Vlorë, shpallen Pavarësinë e Shqipërisë.

Edhe pse të ndarë në gjashtë shtete, 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë.

Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, në çdo cep të botës, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë – Ditën e Flamurit.

Qoftë i bekuar populli shqiptarë!

Organizata JQ ” Kosova prë Sanxhakun”

Tribunë të hapur me temën “ Sanxhaku dhe raportet Kosovë-Bosnje Hercegovinë”

Logoja (finale)

Të nderuara qytetarë dhe media, ju njoftojmë se  në Qendrën e Kulturës “ Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, të merkurën më   2.12. 2015 në ora 14.00,  Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim  me  OJQ “ Kosova për Sanxhakun”, organizon . 

Serbia kërkon aleat si Esat Pashë Toptanin

Esad_Pasha

 

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Xhuriq, duke harruar të kaluarën, dhe krimet e serbëve në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Luftërave Ballkanike, vlerëson se Serbët dhe Shqiptarët e Kosovës deri në vitin 2025 mund të jenë aleatë dhe miq. Por, kjo do të varet nga hapat e politikanëve në Beograd dhe Prishtinë që do t’i bëjnë gjatë viteve të ardhshme.(botuar në tetor 2014)

Aqif Blyta, patrioti nga Sanxhaku

Aqif Ef. Blyta

Në janarin e 1945, atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut të Pazarit të Ri, e bëri pushteti “popullor” serbo-komunist. Në muajt e parë nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta ose Aqif Haxhiahmetoviq (1887- 1945) nga populli i Sanxhakut të N. Pazarit njehet si Aqif-efendia të cilin OZNA e pushkatoi me 21 janar 1954.

 

Disa fjalë rreth Klubit Futbollistik “ Novi Pazar”

Stadioni Aqif Ef.Blyta

Klubi i futbollit Novi Pazar,është i vetmi klub nga Sanxhaku, i cili bënë gara në super ligën e Serbisë. Vet fakti që klubi vjen nga një trevë e banuar me shumicë jo serbe, dhe me përbërje të lojtarëve jo serb, dhe duke e njohur mentalitetin serb konsiderohet se janë të padëshirueshëm dhe të urryer nga ta.

“Kosova për Sanxhakun “  uron Kryetarin e Bashkësisë Kulturore Boshnjake, me rastin e Ditës së Sanxhakut

Admir_Muratovic_Ismet_Aziz32a

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës së Sanxhakut, Juve, Bashkëpunëtorët tuaj, dhe të gjithë sanxhaklinjtë , në emër të OJQ-së “Kosova për Sanxhakun” dhe në emrin tim, ju  uroj këtë festë të madhe, me dëshirën e përparimit të nivelit  të  të drejtave të boshnjakëve, shqiptarëve dhe qytetarët e tjerë të Sanxhakut  dhe  rajoni të jetë një vend i paqes, tolerancës, bashkëjetesës  dhe respektit të ndërsjellë .

“Kosova për Sanxhakun” uron kryetarin e KKB 20 nëntorin Ditën e Sanxhakut

4

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës së Sanxhakut, Juve, Bashkëpunëtorëve  tuaj, dhe të gjitha boshnjakëve, në emër të OJQ-së “Kosova për Sanxhakun” dhe në emrin tim, ju uroj  këtë festë të madhe, me dëshirë për të arritur nivelin e të drejtave të boshnjakëve dhe qytetarë të tjerë të Sanxhak dhe për të përparuar dhe ky rajon tëjetë  një vend i paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë për bashkëjetesë.

  “Kosova për Sanxhakun”, uron sanxhaklinjtë  me rastin e Ditës së  Sanxhakut

Logoja (finale)

OJQ “Kosova për Sanxhakun” me seli në Prishtinë, boshnjakëve dhe të gjithë banorëve të Sanxhakut uron 20 nëntor – Ditën e Sanxhakut, për të cilën populli i Sanxhakut   ruan kujtimin e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Sanxhakut (ZAVNOS) si shprehje e orientimit të tyre anti-fashist dhe traditën bashkëjetesës në asektin multi kulturor, multietnik  dhe  multi-fetarë .