Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë të shtohen. Mban titullin PhD pikërisht në këtë fushë, por zanafilla e udhëtimit të tij ka qenë gazetaria, si profesioni më i mirë siç e cilëson ai. Ishte gazetaria që i hapi shumë rrugë, duke e kthyer shpeshherë në misionar të çështjes shqiptare në Britaninë e Madhe, që nga debatet në mediat britanike para apo gjatë luftës në Kosovë e deri tek pozita e zëdhënësit të qeverisë së Kosovës. Një udhëtim mbresëlënës ku duket se nuk do të mungojnë projektet e tjera.
Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?