Dubravka stojanoviq

Shkenctarja serbe shpjegon: Pse urrejmë shqiptarët

Shkenctarja serbe Dubravka Stojanovic ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen serbëve për shqiptarët. Stojanovic ka thënë se serbët kanë albanofobi, shkruan Gazeta Metro. More »

dresevic-640x350

Ibrahim Dresheviq në përfaqësuesen e Kosovës

Ibrahim Dresheviq në listën e Bernard Challandes për dy duelet e rradhës të Kosovës na muajin mars ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë Por, kush  është  Dresheviq? More »

Kurti Uglanin

Albin Kurti: USKORO NA KOSOVU IMENA ULICA PO SANDŽAČKIM HEROJIMA

Na svojoj zvaničnoj facebook stranici, lider Pokreta Vetevendosja, gospodin Albin Kurti, izrazio je zadovoljstvo posjetom delegacije Sandžaka predvođene gospodinom Sulejmanom Ugljaninom. More »

Kurti Uglanin

Albin Kurti ugostio je Dr. Ugljanina

Predsjednik Stranke demokratske akcije Sandžaka dr. Sulejman Ugljanin i gospodin Albin Kurti, predsjednik Stranke Samoopredjeljenje Republike Kosovo razgovarali su o modalitetima regionalne dobrosusjedske saradnje. More »

Shaban Polluzha

Sanxhaku Lindor rrezikohet nga sulmet dhe shfarosja çetnike

  Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi ranë nën administrimin e Italianëve dhe Gjermanëve. Kah mesi i korrikut të viti 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor. Superioriteti More »

Category Archives: Historia

Sanxhaku Lindor rrezikohet nga sulmet dhe shfarosja çetnike

Shaban Polluzha

 

Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi ranë nën administrimin e Italianëve dhe Gjermanëve. Kah mesi i korrikut të viti 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor. Superioriteti ushtarak dhe organizimi më i mirë se ushtria e kryengritëse (partizanët), trupat italiane lehtë copëtuan rezistencën dhe kështu, më 10 gusht të gjithë këtë territor e ripushtuan. Deri në mes të tetorit do të ketë aksione kryengritëse në këtë rajon, vatra e konfliktit do të transferohen në rrethet lindore të Sanxhakut, përkatësisht në Sanxhakun lindor.

Dimitrije Tucoviq për krimet serbe ndaj shqiptarëve!

balkan-wars-8-696x457

Një serb që fliste ndryshe, Dimitrije Tucoviq: – Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Emri i Dimitrije Tucoviqit ne historine e Ballkanit mbahet mend nga shqiptaret si i vetmi serb qe foli haptaz dhe kritikoi ushtrine serbe per maskarat qe beri kjo ushtri mbi shqiptaret gjate Lufterave Ballkanike, posacerisht midis viteve 1912 – 1916.
Ne ato luftera ai ishte ushtar dhe deshmitar i gjenocidit per te cilin me vone foli e shkroi haptaz. Tucoviq ishte lider e themelues i Partise Social-Demokrate serbe, gazetar, publicist, kryengrites dhe aktivist per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut. Vepra e tij me e njohur titullohet ” Serbija dhe Shqiperia”. Ne te Tucoviq kritikon haptaz politiken serbe ndaj Shqiperise dhe sjelljen e diciplinen e Ushtrise Serbe ne Ballkan. Ne kete studim ai eshte me objektiv se cdo serb tjeter i kohes ne trajtimin e problemeve historike midis sërbëve dhe shqiptareve dhe ne pershkrimin e dhunes barbare serbe mbi shqiptaret te ushtruar me dekada.


Balkan Wars

Per shkak te qendrimit te tij ndaj shqiptareve, nje pjese e kombit serb ate e konsideron tradhtar.
Ja nje pjese e pershkrimit qe ai i ben hyrjes se Ushtrise Serbe ne teritoret shqiptare ne vitin 1912.
“…Hija e vdekjes qendron mbi kokat e njerezeve ne Peje, Gjakove e Prizren dite e nate. Ata qe shpetojne nje dite dhe shohin muzgun, nuk jane te sigurte se do ta shohin agimin. Me renjen e Kumanoves, e tere popullsia shqiptare qe u sulmua nga Ushtria Serbe nga veriu, vershoi kah Shkupi me shprese se do te gjeje shpetim. Por, shumica gjeten vdekjen…”. Kur Ushtria ne vitin 1912 hyri ne Gjakove, Tucoviqi reagoi: “Ne kemi hyre ne toke te huaj…”
Ja vetem nje citat nga shkrimet e tij per shqiptaret:
“Ne kemi zbatuar nje vrasje te paramenduar te tere nje kombi. Ne ishim pjese a ketij akti krimnal sepse ashtu na udhezuan. Tani ne duhet te perjetojme ndeshkimin e merituar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Se per cfare krimesh behet fjale mund te shihet edhe nga nje leter e nje ushtari i cili nga Shqiperia i shkruan shokut te tij ne Serbi:
“…Miku im i dashur, nuk kam kohe te te shkruaj gjate, por mund te them se gjera te tmerrshme po ndodhin ketu. Une jam i tmeruar me ate qe po shoh dhe gjithnje po pyes veten, si mundet njeriu te ben krime aq te vrazhda e barbare. Eshte e tmerrshme. Nuk mund te te flas me shume, por po te them se Luma me nuk egziston. Nuk ka me asgje ketu pos kufoma, pluhur dhe eshtra. Ka fshatra me 100 e 200 shtepi ku nuk ka mbetur asnje meshkull i vetem gjalle. Asnje. Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, dhe pastaj po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Oficeret na kane thene te shkojme ne Prizren dhe ti shesim gjerat qe kemi plackitur prej tyre…

Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan: ”Kryengritja shqiptare e shtatorit (1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saje. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovë). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari na u lut per ta lejuar qe të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbin ) .”

Tucoviq ka shkruar disa libra ku shtron pikparjet e tij mbi marrdchenjet shqiptaro-serbe. Ai ishte intelektual, shkrimtar, gazetar, dhe kapiten ne dy Lufterat Ballkanike. Ne vitin 1902 organizoi demonstrata e para kunder Nikolla Pashiqit per cka u internua ne Vjene .Kur plasi Lufta e Pare Boterore, Kaloi gjysmen e Shqiperise ne kembe, gjat terheqjes se kesaje ushtrie nga Serbia per ne Greqi. Me angazhumin e tij politik per te drejtat e punetoreve dhe popujve te shtypur, ai u afirmua edhe jashte Serbise dhe mori pjese edhe ne disa forume e organizata nderkombtare te kohes se tij
Tucoviq u vra ne front ne vitin 1914 ne nje beteje me austrohungarezet. Ne Kosove nje rruge mbanë emrin e tij. /MekuliPress.com/ 

Ulemaja e Plavës dhe Gucisë shembull i mirë se si duhet ti shërbehet popullit dhe fesë ( 1878- 1920)

nuridin_ahmeti1519148442

Historia ka përmendur, ka studiuar dhe ka përkujtuar me shumë nderim shumë nga figurat historike, të cilat qëndruan stoike në shumë ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, por jo shumë është folur edhe për figura që qëndruan dhe kontribuuan në këto ngjarje madhore për historinë tonë kombëtare. Në këto ngjarje ndoshta ekzistonte edhe ndonjë moment shpirtëror, i cili lidhet me figurat e parisë fetare të kohës. Ishin edhe ata që ditën të qëndronin pranë shumë figurave të mëdha intelektuale dhe luftëtarëve të kohës.

Llukocrevë Pazari i Ri ( Lukocrevo-Novi Pazar)

43628274_2350183728331479_1144259577773031424_n

Škola u selu Lukocrevo kod Novog Pazara, 1945-e godine.
Kao sto vidite, i nakon okupacije od strane komunisticke Jugoslavije, djeca su Albanske nacionalnosti ( preko 90% ) , i 2-3 srpske djece.

Slika se nalazi u Drzavnoj Arhivi Srbije , pod sifrom : Ž 30 , Zbirka Fotografija, Kut. 202, F. 13.
————————————————————-
Fotografi nga Shkolla ne nje fshat afer Pazarit te ri, ne vitin 1945, ku shihet perberja nacionale e fëmijëve.
Fotografia eshte nxjerre nga Arkivi Shtetëror i Serbisë

100 vite nga themelimi i Xhemijetit, roli i Dragajve dhe Blytës në veprimtarinë e tij!

draga

 

Xhemijeti si organizatë politike u angazhua  për mbrojtjen e qenies shqiptare në Mbretërinë SKS, natyrisht të mbuluar nën petkun e religjionit islam, përndryshe s’kishte si të jetë ndryshe në këtë kohë. Xhemijeti duke synuar mbrojtjen e territoreve etnike shqiptare nga kolonizimi, që stimulohej përmes reformës agrare, në fakt e mbronte gjeografinë shqiptare Por përveç që luftonte kolonizimin, reformën agrare, shpërnguljen, rëndësi të veqant i kushtonte arsimit në gjuhën amtare Këtë e dëshmojnë dhjetra dëshmi që Xhemijeti në kërkessat e veta kërkonte arsim në gjuhën amtare. Xhemijeti si një organizatë arriti që nëpërmjet deputetëve shqiptar ta ngritur zërin në senzibilizimin edhe në arenën ndërkombëtar të të drejtave nacionale të shqiptarëve, që për politikën zyrtare të Boegradit, paraqitëte rrezik të madh.