Daily Archives: 10 Nëntor, 2015

Aqif Blyta kryetar i Novi Pazarit (1941-1945) të shpallet hero kombëtar!

Aqif blyta1

INICIATIVA E NEXHMEDIN SPAHIUT, QË AQIF BLYTA TË SHPALLET HERO KOMBËTAR, SHUMË E QËLLUAR DHE KAHERË E DOMOSDOSHME.



Gjakovari Aqif Blyta ishte njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif- efendia në rolin e komandantit është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët. Aqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova.