Daily Archives: 17 Nëntor, 2015

Musliu ia “përplas” Vuçiqit: Ku librat në gjuhën shqipe?

Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ka zhvilluar në Bujanoc një debat me kryeministrinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Debati” u hap në momentin kur Vuçiq doli në foltore, përderisa nga ulësja në amfiteatër, ku po përurohej hapja e godinës së re të degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, u paraqit kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, duke kërkuar nga ai lirimin e teksteve për nxënësit shqiptar që po mbahen në terminalin doganorë, donacion të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës.

“Ku janë librat, ku janë librat…”, iu drejtua Musliu, Vuçiqit, ndërsa ky iu përgjigj: “Jonuz, nëse mendon se jam frikuar atëherë je mashtruar keq”, për çka pasuan duartrokitjet në sallë, raporton Titulli.com.

Gjatë kësaj, kohe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i sugjeronte me dorë Musliut që të ulej, kurse Musliu vazhdoi duke thënë: “Po flas me argumente, nuk po lejoni librat, po i mbani të burgosura”. Vuçiq iu përgjigj se “librat nuk maten si derrat dhe kamionët me kilogramë, por me kualitetin e librit”.

Musliu insistonte të merrte përgjigje nga kryeministri se kur mund të lirohen, kurse ai sërish i përgjigjet: “Jonuz, librat nuk mund të