Daily Archives: 25 Maj, 2016

Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë

Tuzlla

 Vlerësohet se sot në Bosnjë dhe Hercegovinë (B dhe H) jetojnë 8 deri në 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një nga pakicat më të mëdha në këtë shtet. Nga këto llogaritje përjashtohet Republika Serbe ku nuk jeton pothuajse asnjë shqiptar dhe ku çështja shqiptare shikohet nën prizmin e çështjes së Kosovës. Sipas kushtetutës së B dhe H, shqiptarët, sikurse edhe pakicat tjera, konsiderohen “të tjerë”, dhe ata nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Presidencës ose të jenë delegatë të Kuvendit Popullor të këtij shteti. Disa përfaqësues të shqiptarëve thonë se këto funksione nuk janë për ta të rëndësishme por janë të shqetësuar për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të shumicës së shqiptarëve në B dhe H.

BASHKËPUNIMI NDËRMJET PROF. YMER BERISHËS,HALIM SPAHIUT DHE FERAT DRAGËS

FehratBegDraga-fe0c040e

 

Ne verë të vitit 1944 fati i Luftës së Dytë Botërore dihej. Nazizmi gjerman po pësonte humbje ne të gjitha frontet. Prandaj,duke synuar që te analizohej fati i kombit shqiptar, Halim Spahija, së bashku me prof. Ymer Berishën do të kërkojnë takim me Ferat Dragen. Ferat Draga ishte një politikan i vjetër me një përvojë brilante,te cilit i kishte shkuar për dore që ta amortizojë politiken kriminale serbe kundër popullit shqiptar për 22 vjet me radhë.

Shqetësimi i mediave ruse: Shqiptarët e Kosovës po e pushtojnë jugun e Serbisë

sputniku

Në pesë vitet e fundit në territorin e Nishit, sipas vlerësimeve zyrtare, jetojnë rreth 11,000 shqiptarë nga Kosova, shkruan portali më i madh rus “Sputnik”.