Monthly Archives: Dhjetor 2016

JEVREM BRKOVIQ: LETËRSIA SHQIPE ËSHTË LETËRSI E FUQISHME

brkoviq-2

 

Shkrimtari më i njohur malazez, Jevrem Brkoviq, në një shkrim të botuar në të përditshmen malazeze “Vjesti”, duke folur për poezinë e Lulzim Tafës, i përkthyer dhe botuar kohët e fundit në gjuhën malazeze e ka cilësuar letërsinë shqipe si letërsi të fuqishme.

Dresheviqi i çoroditur kundër gjuhës së të parëve të vet

camaj

Në faqen e vet, në  Facebook, kandidati për deputet dhe bartësi i listë #guxim, z. Nikollë Camaj reagoi ashpër në kërkesëne dr. Nexhad Dresheviq, i cili kërkoi nga Gjyqi Kushtetues i Malit të Zi ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Komunën urbane të Tuzit. Në vazhdim lexoni deklaratën e plotë:

Historia e Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni

history-textbooks-thumbnail-203x300

Më 7 dhjetor 2016, projekt operacional i KFOS-it, dhe Instituti për Studime në Shoqëri e në Kulturë “Alter Habitus”, organizuan tryezën për paraqitjen e historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Tryeza u organizua me rastin e publikimit të raportit “Historia e Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni”.

Këshilltari i Partisë Boshnjake kundra gjuhës shqipe në Tuz

dresevic

Këshilltari i Partisë Boshnjake në Kuvendin e Tuzit njëkohësisht dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Nexhad Dresheviq ka paraqitur iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit të Statutit të Kryeqytetit, i cili parasheh që në Komunën Urbane të Tuzit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe.

Presidenti i Shqipërisë viziton varrin e Shemsetin Sami Frashërit

nishani

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i cili ndodhet në Turqi në kuadër të takimeve zyrtare ka vizituar varrin e Shemsetin Sami Frashërit

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i cili ndodhet në Turqi në kuadër të takimeve zyrtare ka vizituar varrin e Shemsetin Sami Frashërit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur shqiptarët vranë dy konzuj rusë

daut

 

Serbia dhe Mali i Zi u ndanë të paknaqura me rezultatin e luftërave ballkanike pasi që nuk i morën të gjitha tokat shqiptare siq planifikuan së bashku me Greqinë. Krijimi i shtetit shqiptar ishte problem i madh për lëvizjen pan sllave. Serbisë nuk iu lejua të ngopej me toka shqiptare dhe ajo vendosi të zgjerohej duke e përfshirë territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe për këtë arsye e organizoi vrasjen e Franc Ferdinandit në Sarajevë.

Sofër e madhe që mbëlodhi shqiptarët rreth një oxhaku kulturor

rozha

Shkëputje gazetareske nga Rozhaja

Edhe Rozhaja frymon e flet shqip. Ky cep i tokës arbërore ndihet krenar se ruan vlerën e traditës e të kulturës shqiptare. Eveniment sa kulturor aq edhe bashkues nga gjithë hapësira shqiptare. Bashkoi krijues të artit e të kulturës tok, komunikuan me gjuhën e artit e të fjalës së bukur artistike, një festë e vërtetë ndërshqiptare. Manifestim ku jehoi fjala shqipe morën pjesë një numër i konsiderueshëm i personalieve të artit, shkencës, e fjalës së shkruar, nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia si dhe krijues nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.

 

Hafiz Aziz Halili, biografia ( video, bs)

aziz-alili

Hafiz Aziz Halili lindi më 29 maj të vitit 1968 në Likovë, komuna e Kumanovës në Maqedoni, nga babai Bajram dhe nëna Haxhere.

Dy shkolla të Komunës së Istogut dhe libraria “Meshari” ndihmojnë shkollën shqipe në Dacaj të Rozhajës

dacaj

 

Sot Shkollën fillore nëntëvjeçare ” DACAJ” në Dacaj të Rozhajës e vizituan drejtori i ShF ” Hysni Zajmi” zoti Sadik Bicaj nga Vrella e Istogut, përfaqësuesi i SHF ” Ndre Mjeda” nga Rakoshi i Istogut zotëri Nuradin Imeraj si dhe shumë i nderuari Zeqir Mehmetaj drejtor i Radio Fontanes dhe pronari i librarisë “Mesharëi” ne Istog.

Vëzhguesit nga Sanxhaku  në 75 vjetorin e  luftës së Pazarit  bënë homazh pran  varrit të komandatit  Shaban Polluzha

kompas-poluza

 

Me rastin e 75 viteve të mbrojtjes së Novi Pazarit nga njësitë së çetnike në Luftën e Dytë Botërore, njësiti i vëzhguesëve  nga  Novi Pazari  “Kompas”  në fshatin Polluzhë të Drenicës vizituan familjen  e komandantit legjendar  Saban Polluzha   falenderuan  pasardhësit  e tij dhe bënë homazhe pran varrit  të heroit.