Daily Archives: 14 Dhjetor, 2016

Sofër e madhe që mbëlodhi shqiptarët rreth një oxhaku kulturor

rozha

Shkëputje gazetareske nga Rozhaja

Edhe Rozhaja frymon e flet shqip. Ky cep i tokës arbërore ndihet krenar se ruan vlerën e traditës e të kulturës shqiptare. Eveniment sa kulturor aq edhe bashkues nga gjithë hapësira shqiptare. Bashkoi krijues të artit e të kulturës tok, komunikuan me gjuhën e artit e të fjalës së bukur artistike, një festë e vërtetë ndërshqiptare. Manifestim ku jehoi fjala shqipe morën pjesë një numër i konsiderueshëm i personalieve të artit, shkencës, e fjalës së shkruar, nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia si dhe krijues nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.