Daily Archives: 16 Janar, 2017

Rozhaja, djepi i traditës, kulturës, bukurisë magjepsëse dhe bujarisë shqiptare…

Rozhaja-685x320

(Mbresa nga një udhëtim)

Vija nga një eksperiencë e gjatë, e mbushur me pritje e emocione të panumërta e të papërshkrueshme. Krijimtaria ime letrare më kish dhënë mundësi të prekja e shijoja toka e gjeografi, brenda e jashtëshqiptare. Sapo kisha marrë ftesën e radhës për prezantim të krijimtarisë sime në Rozhajë të Malit të Zi. Nuk e njihja si vend e ia kisha dëgjuar emrin vetëm nga akademiku Dervish Rozhaja. Veprimtari, mësuesi dhe organizatori Ali Daci, do të bëhej ura lidhëse imja me këtë vend, që më pas do të kthehej në dëshirë të vazhdueshme për mua. Aliu, ishte  i vendosur të më conte në Rozhajë. Fillimisht ngurrova për shkak mosnjohjeje, por kur ai së bashku me miq e kolegë të tij, erdhën e më takuan në qytetin ku une punoj e jetoj, në Fier, nuk më kish mbetur gjë tjetër, vecëse të bindesha e t’i lija të bëheshin gati për aktivitetin e paracaktuar.