Daily Archives: 17 Janar, 2017

Konferencë shkencore më temën:“72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.”

Logo

Njoftojmë mediet dhe opinionin e gjerë se me rastin e 72 vjetorit të krimeve të kryera nga komunistët serbë në Pazarin e Ri të Sanxhakut, ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit së bashku me rreth 2000 qytetarëve tjerë të pafajshëm në Haxhet, organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, organizon konferencë shkencore më temën:“72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.”

Konferenca shkencore do të mbahet më 21 janar 2017 (e shtune), në Institutin Albanologjik të Prishtinës duke filluar në ora 11:00. Në konferencë me kumtesat e tyre do të paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm  nga Kosova, Shqipëria dhe Sanxhaku.

Mirë se vini!

Miliq: Serbia po e provokon Kosovën dhe rajonin për të kërkuar ndërhyrjen e Rusisë

miliq

Intervistë me Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi. Miliq dje u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq. Ajo mendon se Serbia po provokon ndërhyrjen ruse.