Monthly Archives: Mars 2017

Nikollë Camaj: Kur të tjerët rrinin të fshehur, unë isha në Rozhajë, në Bukel, në Plavë, në Meteh, në kampet e të zhvendosurve nga Kosova…

17555230_10154176787265448_926530760_n

Dashamirë të LD-së dhe Listës #guxim Lexova, edhe lexuat, edhe një pamflet shpifës, denigrues, përulës dhe fyes të Nik Gjeloshit, drejtuar jo vetëm mua, por edhe grupit, duke e quajtur “bashkësi boshe”. Unë po ia përmend emrin, sepse, për fat të keq, paraqet realitet politik, sado të dobët, dhe s’kemi nga t’ia mbajmë, por LD ka vendosur të mos ulet në terrenin e tij manipulativ, dhe nuk do t’u përgjigjet shkrimeve që kanë për qëllim zhvlerësimin e debatit, uljen në nivelin personal dhe ikjen nga tema konkrete, e që është mashtrimi i radhës ndaj qytetarëve të Malësisë, i projektuar nga Qeveria e Malit të Zi.

Gjuha shqipe tani zyrtare në: Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe Tuz

Gjuha shqipe
Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Tuzi-komunë, më 2018?

17555230_10154176787265448_926530760_n
Ditë më parë, Qeveria e Malit të Zi përkrahu ligjet, me të cilat parashihet që Tuzi të bëhet komunë e plotë, por me kusht që implementimi të fillojë nga 01 shtatori 2018. Sikur të mos e dinim se kemi punë me mashtrues të dëshmuar, ndoshta edhe do të besonim. Madje, nëse është pritur pothuaj një shekull, s’është gjë e madhe që komuna e plotë, dhe e pavarur, të pritet edhe një vit. Por, se është fjala edhe për një mashtrim të ri dhe shantazh, flet edhe fakti se banorët e Malësisë, për këtë “dhuratë”, do të duhet t’i shërbejnë “prijësit” dhe t’a përkrahin në zgjedhjet e ardhshme të Kryeqytetit, në zgjedhjet presidenciale, e sipas të gjitha gjasave edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tejet nënçmuese për “negociatorët tonë”, dhe jo vetëm për ta.

 

REAGIM NDAJ ATYRE QË ME ZOR DUAN T’U BESOJMË

Nikolle Camaj

 

“Çdo gjë që ndodhë njëherë, mund të mos përsëritet më. Por, çdo gjë që ndodhë dy herë, me siguri do të ndodhë edhe të tretën…!” Kjo thënie e shkrimtarit të njohur të përmasave botërore dhe nobelistit Paulo Coelho, sikur është përgjigja më e mirë atyre që me zor duan të na fusin në vallen e vet, të besimit se kjo qeveri kësaj radhe nuk do të mashtrojë. Ne nuk ua ndalojmë që ata të besojnë edhe tutje, por kërkojmë që të mos mundohen të na bëjnë që edhe ne të besojmë dhe që të mos i tregojmë arsyet e mosbesimit.

Njëri thumbit, e tjetri patkoit. Iku demagogjia juaj zoti Halil Dukoviq e zotri Nikë Gjeloshaj

ali-daci1

 

Që me themelimin e subjektit të parë politik shqiptar në MZ, LD në MZ, me Programin partiak, por edhe memorandumet pasuese është folur për statusin e grabitur të Komunës së Tuzit dhe për përpjekjet e këtij subjekti për t’i kthyer Tuzit komunën e plotë. Kjo përpjekje sa vinte e aktualizohej nga subjekti shqiptar, ngulfatej nga shqiptarët që ishin dhe që mbetën në shërbim të malazezeve, konkretisht në shërbim të PDS-së. E gjithë kjo, vetëm per ruajtur votat shqiptare për DPS-në  dhe për tabajt në pushtet, në kryeqytet . Se përndryshe moti kishte ikur nga pozita.

 

Si po përfaqesohemi ne shqiptarët në Mal të Zi?

alidaci
Zgjedhjet e fundi parlamentare në Malin e Zi ishin shumë demokratike e në veçanti ky demokratizim u shfaq te shqiptarët autokton e etnik në këtë shtet sllav. Ne, edhe kësaj radhe e dëshmuam se dimë të zgjedhim me dinjitet, udhëheqësit e ardhshëm pa dinjitet, nga radhët e llojit të vet. Kështu, tash 27 vite kemi votuar për Millon dhe hyzmeqarët e tij, mbase do ta votojmë edhe pas vdekjes, dhe sigurisht me dorën tonë u kemi vu vulën e zeze shumë çështjeve tona jetike, nën këtë shtet.

 

E vërteta ëshët i vetmi ilaq për respektim të dyanashëm

Rexhep Shkrijelj

 

Po  e botojmë reagimin e tetorit të vitit 2012 të Shoqatës së Historianëve të Sanxhakut në lidhje me shkrimet kritike ndaj vendosjes së Pllakës përkujtimore të  Aqif Blytës në qendrën e N Pazarit.

Në e-mail adresën e portaleve të Sanxhakut kishte arritur një letër e Shoqatës së Historianëve të Sanxhakut e nënshkruar nga dr. Rexhep Shkrijel.

Hapja e shkollave shqipe në Mitrovicë dhe në fshatrat përreth gjatë periudhës 1941-1944

Hapja e shkollave

 Rethanat arsimore në prefekturën e Mitrovicës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe roli i Aqif Blytës në hapjen e shkollës  shqipe në  Pazar të Ri ( pjesa e V)

 

(Kumtesë në konferencën shkencore të 21.janarit 2017,kushtuar përvjetorit të 72 të vrasjës se Aqif Blytës e Ahmet Dacit,mbajtur në Prishtinë)

Mali i Zi vazhdon spastrimin etnik të shqiptarëve autokton (video)

Eigrimi nga Mali I Zi

Terrori dhe represioni shtetëror malazez detyron shpërnguljen së shqiptarëve nga Mali i Zi. Kështu, shteti kriminal malazez spastrimin e dhjetëra vendbanime që nga Plava e Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini.

Historia e shqiptarëve që e mbrojtën Sanxhakun nga çetnikët

saban-poluza-640x330

 

Lufta për mbrojtjen e Pazarit është shprehje e cila ka hyrë në histori si shprehje treguese për zhvillimet luftarake në Sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Novi Pazarit, i cili deri në vitin 1912, kur u okupua nga Serbia, ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Në këto luftime, për qëllim të mbrojtjes së popullatës së rrezikuar nga shfarosja, janë ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave.