Daily Archives: 15 Qershor, 2017

Represaliet, dhuna, shpërngulja, analfabetizmi faktorë të “lodhjes” së identitetit të peshterasve!

Uglla ( Ugao) viti 1915

Duke shfletuar literaturën që posedoj për Sanxhakun më ra në sy një e vërtetë e hidhur: ”Njerëzit me ndikim, posaçërisht në Peshter edhe pas vitit 1935, kanë lutur deputetin e vet që në trevat e tyre mos të hapen shkolla”. Si është e mundur një gjë e tillë, do të mundohem ta shtjelloj më tutje.