Daily Archives: 9 Janar, 2018

Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit

Qelesh punuesi. pazari i Ri

Jemi kah mendojmë kangët kombëtare shqiptare të fushës së Peshterrit të Jeni Pazarit, të cilat bariu shqiptar, që përpos gjuhës shqiptare nuk din asnjë gjuhë tjetër, duke kullotë delet e tija, i shpërndanë me anën e valëve të ajrit duke i frye fyellit të tij me të gjithë forcën e mushknive.

Sanxhaku nuk e harron Shaban Polluzhën

zukorlic_250517_foto Dusan Milenkovic 2522-1_8e43_1000x1000

Boshnjakët kanë lidhje historike me shqiptarët e Kosovës, sepse kemi qenë, si të thuash, të dërguar apo orientuar njëri te tjetri. Në shumë raste kur kemi qenë të rrezikuar nga çetnikët, shqiptarët gjithmonë na kanë dalë në ndihmë. Kurrë nuk i kemi harruar Shaban Polluzhën dhe luftëtarët e tij nga Drenica, të cilët erdhën këtu dhe na ndihmuan të mbrohemi, thuhet në intervistën për “Epoka e Re” (13 Dec, 2013).