Daily Archives: 2 Maj, 2018

Pse serbët kthehen në atdhe?

Daut-Dauti

Në vitet e ‘50-ta të shekullit të kaluar, gazeta e famshme britanike ‘The Times’ e kishte dërguar në Beograd Desa Trevisanin, për korrespondente nga Jugosllavia, dhe për një pjese të madhe të Evropës Lindore. Deri në këtë kohë, Desa Trevisan njihej si një vajzë e bukur, energjike dhe me prirje të jashtëzakonshme në gazetari. Ajo vinte nga një familje aristokrate (e përzier – baba serb kurse nëna kroate), që më parë kishte lidhje të ngushta edhe me familjen mbretërore jugosllave e cila në fakt ishte monarki serbe. Desa qe martuar me një baron italian, nga ku e kishte marrë mbiemrin, dhe jetonte në Londër.

Memorandum bashkëpunimi midis boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi

auto_Memorandum_bashkepunimi_midis_boshnjakeve_sdhe_shqiptareve_ne_Serbi_21525156656

Në fund të muajit prill, në Pazarin e Ri të Sanxhakut, kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanini dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, kanë nënshkruar  një memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim harmonizimin e qëndrimeve të përbashkët, për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.