Daily Archives: 9 Gusht, 2018

Origjina e popullsisë dhe emërtimi i fshatit Mur  tash para lagje e  Novi Pazarit!

Mur

Emri i fshatit  Mur është forma e shkurtër e emrit të fshatit Murinë të Plavës, nga ku u zhvendosën   familjet Shqiptare. Sipas gojdhënave  Muri është vendbanim më i vjetër se Bajevica. Sipas autorit  Petroviq familjet shqiptare erdhën në vendet e boshatisura të  popullatës së krishterë të cilët emigruar në 1809.

Fshati  Mur  sipas autorit serb Petroviq është pjesë e  vendbanimit (fshatit) Bajevicë, i cili ndahet në lagjen (mëhallën) Luburëve dhe  Bujupëve. Nëpër fshat kalon rruga e cila lidhë fshatrat e Rogoznës më qytetin e Novi Pazarit.[1]

Kamberi në Beograd: Lugina e Preshevës të paraqitet si tërësi e plotë territoriale në Dialogun e Brukselit, pëndryshe, do të pasojë katastrofa (VIDEO)

Shaip-Kamberi

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i ftuar në emsionin “Dita drejtëpërdrejtë” të televizionit N1 në Beograd, ka deklaruar se dështimet afat-gjatë për të shfaqur një vullnet për zgjidhjen e  problemeve themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rrespektivisht për integrimin e tyre në shoqëri, jep përshtypjen se shteti me të vërtetë nuk i dëshiron ata (shqiptarët).