Daily Archives: 13 Shtator, 2018

Nëse lëvizin kufijt në Ballkan, Sanxhaku duhet t’i bashkohet Kosovës e jo Bosnjës

Berliner_kongress

 

Pas Kongresit të Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri në përbërje të Vilajetit të Kosovës i cili përbëhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut të Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që ndikoi në përtëritjen e lidhjeve etnike e vëllazërore dhe të një përafrimi më të madh në mes tyre.