Monthly Archives: Janar 2019

EMANCIPIMI POLITIK I MALIT TE ZI :PO FILLON DESERBIZIMI DEFINITIV

mali-i-zi-dhe-rajoni

 

 Më 6 janar 1919 populli malazez organizoi një kryengritje kundër vendimit të Kuvendit të Podgoricës të 26 nëntorit 1918 që Mali i Zi t’i bashkohet Serbisë. 100 vjet pas kryengritjes në Mal të Zi ka filluar faza e ndarjes përfundimtare mes Podgoricës dhe Beogradit, shkruan në një analizë gazeta kroate «Jutarnji list». Beogradi po shkakton tensione në Mal të Zi për shkak të pozicionit humbës ndaj Kosovës. Në polemikat serbe Podgorica akuzohet se nga librat shkollorë po i largon autorët serbë duke i bërë vend shkrimtarit kosovar Nazmi Rrahmani.

 

 

Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut nuk e mbështet regjimin e SNS dhe Aleksandar Vuçiqin

Ahmedin

 

 

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i PAD-it (SDA) të Sanxhakut Ahmedin Shkrijel dhnë për Radio Sto Plus:

 

RRASHKA QË I ZË FRYMËN ARSËS ILIRE!

rashka

 

Nga – Marin Mema

– Sanxhaku i Pazarit të ri, sot pjesë e Serbisë, shumë pranë vetes mban disa rrënoja të vjetra që në plan të parë nuk do të përbënin ndonjë sensacion për cilindo turist që do të kalonte, por ndryshe në fakt do të ndodhte nëse do të njihej identiteti i kahershëm i tyre.

Tupani

tupani

Lashtësia dhe prejardhja e tupanit
Pa dyshim se njëri ndër instrumentet më të lashta të muzikës, është tupani, i cili nëpër krahina shqiptare njihet me tri emërtime: tupani, lodra, daullja.

Roli dhe kontributi i Aqif Blytës si nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943)

Aqif Blyta, çastet e fundit të jetës

Me rastin e 74 vjetorit të ekzekutimit të Aqif Blytës 21 janar 1945

Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore.

Ismet Azizi

Në kuvendin e Prizrenit, më 16 – 20 shtator 1943, u formua organizata  politiko ushtarake me emrin Lidhja e Dytë e Prizrenit. Kryetar i parë i saj u zgjodh Rexhep Mitrovica (1888-1967), ndërsa Aqif Blyta, e Rexhep Krasniqi, nënkryetarë, kurse Bedri Gjinaj, sekretar. Në Kuvend morën pjesë 45 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare. Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohet për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Në mesin e gjashtë pikave të përcaktuara nga komiteti iniciues, ishte ”Bashkimi me nanën Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçitërrnës, Podujevës dhe krahinës së Pazarit të Ri, që ndodheshin në pjesën gjermane , por nën administrimin serb.

Për rolin dhe kontributin e Aqif Blytës, që dha në Kuvendin e Prizrenit për gazetën “Kosova” ja opinioni i gazetarëve Mazar Sopoti dhe Dr. Xhelal Mitrovica si dhe fjalimi i tij para delegatëve në Kongres.

Opinioni i gazetarëve dhe Dr. Xhelal Mitrovica për Aqif Blytën, paraqitjen e tij si delegat i Sanxhakut dhe si Nënkryetar në Kongres:“Mbas Z. Shehu, si Nënkryetar, vjen Z. Aqif Bluta. Ky burrë gjakovar, nji nga oficerat ma të shquem të dalun nga Shkolla turke, asht figura ma përfaqësuese e Sanxhakut; asht burri që, në çdo kohë, nën çdo pushtim, nuk ka pushue kurrë së luftuemi për realizimin e vullnetit të popullit kosovar për të qenë nji dhe i pandarshëm kundra çdo vale shkatërrimtare; asht Burri që, klika ushtarake imperjaliste e Belgradit, i ndeu, ma se nji herë, kurthe mbi kurthe, për t’a zhdukun nga qarkullimi, për ta vra, që të pushonte, në gji të Skupçinës, zani i tij i fuqishëm, kundra tiranis, kundra terrorizmit, kundra masakrës dhe kundra luftës të shkombëtarizimit që zhvillonte Serbija imperjaliste mbi popullinë shqiptare të Viseve thjesht shqiptare të Kosovës; asht Burri që, edhe mbas shpartallimit të Jugosllavisë mozaike popujsh dhe racash, nuk e braktisi, asnji çast, luftën e tij shpëtimtare, kurdo që megalomanët serbë, të verbuem nga andrra tashma kryekëput të parealizueshme, mësyen me Mihajloviqin në krye, Tregun e Ri (Jeni Pazarin), me nji fuqi burrash të pathyeshëm, dijti, në saje të vullnetit të tij të hekurt, në saje të trimnisë së tij të pashoqe, në saje të vendimtarisë së tij të pandryshueshme, t’u apë, herë pas here grushta të randë dhe t’i detyrojë të mbrapsen me humbje shkatërrimtare, asht Burri, ma në fund që ka vendos, për çka i përket sektorit të vet, me bashkue, me çdo mënyrë dhe me çdo therori, Tregun e Ri, vend thjesht shqiptar, si ç’e ka diftue me gjakun e derdhun bujarisht në çdo rasë rreziku, me Atdheun e përbashkët shqiptar

Pas zgjedhjes së Rexhep Mitrovica kryeministër i Shqipërisë më 04.11.1943, kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit u zgjodh Bedri Pejani.

Ekzekutimi i Aqif Blytës

 

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, Aqif Blyta iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, që i bën OZN-a jugosllave bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Ahmet Dacin, publikisht para masës popullore të sjellë gjithashtu me dhunë, i ekzekutojnë në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945. Aqif Blyta, ndër të tjera, sipas vendimit të Komisionit shtetëror për përcaktimin e krimeve të okupatorit dhe ndihmësve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, është akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit gjermanë, për lidhje me Komitetin Kombëtar Shqiptar nga Kosova dhe Dukagjini, me ndihmën e të cilit veproi në drejtim të bashkimit të qarkut të Dezhevës (Pazar të Ri), Shtavicës (Tutin) dhe atë të Senicës me Shqipërinë, mandej për vrasje masive, dëbimin dhe plaçkitje të popullsisë ortodokse, për pjesëmarrje dhe organizim të policisë myslimane dhe në trupat SS në trevën e Pazarit të Ri, si dhe për ri-futjen e (nametit) feudale për serbët. Në aktakuzë gjithashtu shkruan sa Blyta udhëhoqi me një trupë të caktuar, e cila quhej Shtab për shpërnguljen e Serbëve.

Me aktvendimin e gjykatës së divizionit ushtarak të krahinës së Sanxhak, nr. 6 e 19 janar 1945, Blyta u dënua me vdekje. Autoritetet ushtarake fillimisht kërkuan varje publike, por ai vendimi ishte revokuar dhe Blyta ekzekutohet. Insistohej që ekzekutimi të jetë publik dhe ai është kryer më 21 janar 1945, në ora 11,00, në Pazar të Ri.

 

Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore. Edhe atëherë kur veproi krejtësisht i pavarur pa asnjë parti që do të qëndronte prapa tij, dihej se në trevat e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe në atë të Senicës askush nuk mund të merrte votat e votuesve dhe zgjedhësve pa mbështetjen e Aqifit.

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmën e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e Shaban Palluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

“Gjurmë Shqiptare”: Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi

Gjurmë Shqiptare – Nga Nishi tek Molla e Kuqe

Pagat e mësimdhënësve në rajon, krahasuar me Kosovën [Infografikë]

shkolla a Ajeti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga dita e hënë ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Kërkesë e vetme e kësaj sindikate është rritja e koeficientit të pagave prej 30 për qind për 22 mijë e 569 mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.

EKSKLUZIVE: SHBA paralajmëron pasoja për Kosovën, kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës

Screenshot_23-9-800x450
  • Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Burimet e Klan Kosovës kanë siguruar mesazhin e qartë i cili tashmë iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

/koha/klan/metro/

NË SHTËPINË E KULTURËS NË VUTHAJ FILLOJ VENDOSJA E FOTOVE TË FIGURAVE MË EMINENTE TË PLAVË E GUCISË

vuthaj

 Sot në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj filloj vendosja e fotografive të personaliteteve më eminentë të Plavë Gucisë si tërësi dhe me theks të veçantë në fshatin Vuthaj , si vendbanim shqiptar ky i cili botës shqiptare i dhuroj shumë në çdo fushë të jetës gjatë peridhave të ndryshme të historisë.