Daily Archives: 13 Maj, 2019

Sanxhaku Lindor rrezikohet nga sulmet dhe shfarosja çetnike

Shaban Polluzha

 

Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi ranë nën administrimin e Italianëve dhe Gjermanëve. Kah mesi i korrikut të viti 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor. Superioriteti ushtarak dhe organizimi më i mirë se ushtria e kryengritëse (partizanët), trupat italiane lehtë copëtuan rezistencën dhe kështu, më 10 gusht të gjithë këtë territor e ripushtuan. Deri në mes të tetorit do të ketë aksione kryengritëse në këtë rajon, vatra e konfliktit do të transferohen në rrethet lindore të Sanxhakut, përkatësisht në Sanxhakun lindor.