Daily Archives: 17 Nëntor, 2019

Çubrilloviçi di diçka mbi natyrën tonë që ne nuk e dimë

elvis hoxha
Këta janë shënime të pjesshëm mbi një prej memorandumeve serbë në lidhje “me shqiptarët”. Leximi i tyre është sot më i dobishëm se kurrë. Sot po na flitet për një Serbi të moderuar, për minishengen, për çnjohje të Kosovës, kur ne nuk kemi mësuar kurrë ndër shkollat tona mendimin shtetëror që u fabrikua në Serbi që prej para mesit të shekullit XIX. Ne lindim në padije, mësohemi me indiferencën dhe harresën e krimit, sidomos kur ky krim ka natyrë shtetërore dhe organizohet prej fqinjit më të afërt në veri