Monthly Archives: Janar 2020

140-VJETORI I BETEJËS SË NOKSHIQIT

Akademi përkujtimore 140-VJETORI I BETEJËS SË NOKSHIQIT DHE MBROJTJA E PLAVËS DHE E GUCISË NGA PUSHTIMI I MALIT TË ZI Pejë, më 18 janar 2020 Hartues i projektit: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri

 

Aleksandër Stipçeviç: “E kemi ruajtur gjuhën për 280 vjet”

stipcevic

 

Aleksandër Stipçeviq lindi në Arbënesh të Zarës në Kroaci më 1930. Ai rrjedh nga një familje arbëreshë e rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj, deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb, shkruan KultPlus. Aleksandër Stipçeviq është kontribuues më i madh sa i përket veprave për ilirët dhe historinë e librit. Disa nga këto vepra janë: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire. Aleksandër Shandri Stipçeviq ka vdekur më 31 Gusht të vitit 2015. Ndërsa sot po e kujtojmë me një video të postuar nga Albert Ramaj, ku albanologu arbëresh shihet duke folur arbërisht ndërsa janë shfaqur edhe këngë origjinale arbëreshe që këndohen. Ai përmes kësaj videoje tregon për ruajtjen e gjuhës, dhe se si u tregojnë të gjithëve prejardhjen e tyre. “Ndër ne arbëreshët flitet edhe arbërisht por pak nga pak po harrohet gjuha. Ne që e dimë nga kemi ardhur, e kush jemi, ne themi se jemi arbëresh, ne flasim për etnikisht kurse në aspektin politik jemi kroat”, thotë albanologu Stipçeviq. Ai përmes kësaj videoje tregon se si ai dhe disa arbresh të tjerë kanë shkuar në disa fshatra, afër Liqenit të Shkodrës për të parë vendet prej nga e kanë prejardhjen. Ata kanë shkuar në fshatin Kalmeta, prej nga vjen edhe njëri ministër i quajtur Bozhidar Kalmeta, dhe kemi dashur ta shohim se prej nga vjen ai dhe njerëzit e tjerë me këtë mbiemër. Ata më pas kanë vizituar edhe Korçën, e Tiranën ndërsa më pas kanë qenë të ftuar dy herë në një emision të rëndësishme kroate, për të treguar eksperiencën e tyre në Shqipëri. “Është një traditë shumë e madhe nga kemi ardhur, kush jemi dhe si po flasim. Ne dhe gjenerata ime po flasim arbërisht, por fëmijët e vogël nuk po dinë, janë 280 vjet që ne e kemi ruajtur gjuhën”, thotë Stipçeviq në këtë intervistë.

            Ismet Azizi ndriqon figurën e Aqif Blytes – Kolosit të Pazarit të Ri

1

                       

 

 Aqif Blyta është një personalitet i njohur i historisë së shqiptarëve gjatë shekullit XX. Vlerësimi i kësaj figure historike ka pasur nuanca të ndryshme në historiografi, që në rastin më të mirë është portretizuar si një figurë e pa ndriçuar mire nga studiuesit dhe politika me qëndrime të ndryshme lidhur me personalitetin e tij. Së fundi, ndihemi me fat, që kemi në dorë një libër të mirë nga autorit Ismet Azizi. “Aqif Blyta: Kolos i Pazarit të Ri”, i botuar nga shtëpia botuese “Logos-A’, 2019, paraqet pa dyshim një kontribut të madh jo vetëm për historiografinë shqiptare dhe boshnjake, por edhe për historiografinë e Ballkanit në përgjithësi. Prof. Ismet Azizi, i diplomuar për Gjeografi në Universitetin e Prishtinës, si dhe me master në Administratë Publike dhe Diplomaci, autor i artikujve të shumtë me karakter studimor dhe publicistik në revista dhe gazeta ditore, pjesëmarrës dhe kontribuues në veprimtari të shumta dhe të larmishme arsimore dhe social-kulturore, në tubime, tryeza dhe konferenca shkencore, tani i afrohet lexuesit me monografinë “Aqif Blyta: Kolos i Pazarit të Ri”.

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri: BETEJA E NOKSHIQIT, 140 VJET TË FITORES MADHËSHTORE KUNDËR MALIT TË ZI

zymerneziri-660x330

Dy fjalë për Nokshiqin

Isa Boletini – shqiptari që ngjallet gjithmonë

isaBoletini

Ja ç’thoshin të huajt për heroin kosovar në vitin 1912, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Një gazetar italian në Vlorë i mori Isa Boletinit një intervistë të rrallë. Përkthyes ishte Luigj Gurakuqi