Daily Archives: 5 Shtator, 2020

NË ODËN E VETME SHQIPTARE, NË REPUBLIKËN E RHEINLAND-PFALZIT

maxhun-smajli-oda

DßPilsting, 04 shtator 2020 – Nderi dhe burrëria në shpirtin e shqiptarit përfshin një mori ndjenjash të veçanta, të cilat janë të lidhura me familjen, zakonin, oxhakun, vendlindjen, e veçmas zakonet e të parëve. Në nder e burrëri, ne gjejmë rrënjët e besnikërisë së pashkëputshme të shqiptarit për ruajtjen e zakoneve dhe të gjuhës së të parëve. Tek shqiptarët jetojnë tri fjalë që nuk përkthehen në gjuhët tjera; “Besa”, “Nderi” dhe “Burrëria”. E, këto janë ruajtur nëpër Oda. Shqiptarët gjatë viteve mbështetën një farë cilësie shenjtërie apo tempulli për Odat. Në çdo fshat kishte Oda, sado i varfër të ishte fshati.