Daily Archives: 11 Shtator, 2020

Letër e hapur nga intelektualët shqiptarë lidhur me “Mini-shengenin Ballkanik” drejtuar gjithë popullit shqiptar dhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Jahja koka Qitaku

PROF. DR. FADIL ÇITAKU DHE PROF. DR. JAHJA KOKAJ

Të indinjuar thellë më rrjedhat e fundit rreth projektit famëkeq, të ashtuquajturit „Mini Shengen i Ballkanit” ne intelektualët shqiptar, që kemi dhënë dhe jemi duke dhënë kontribut në shkencë për të mirë të njerëzimit në tërë rruzullin tokësorë, ngrehim zërin lartë që ky projekt i ngutshëm dhe i pa reflektuar për pasojat negative që do të sjellë për Kombin Shqiptar, të ndërpritet nga ana e udhëheqësisë së Shqipërisë menjëherë. Asociacioni në fjalë është krijesë apo ide e Serbisë, që ka për qëllim të na rifut në kthetrat e saj ekonomike dhe politike dhe çuditërisht kjo ide përkrahet nga kryeministri i Shqipërisë. Ky projekt është një dëm serioz për Kosovën, bazuar në faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Pra, sipas kushtetutës së Serbisë kufiri i saj me Shqipërinë është ai qe ndanë Kosovën me Shqipërinë. Rrjedhimisht kufi “zyrtar” i “Shengenit të Ballkanit“ është ai që ndanë Kosovën dhe Shqipërinë. Kështu rezulton që kryeministri i Serbisë, si bashkideator apo promovues i kësaj ideje pranon që nuk ekziston kufi ndërkombëtar në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila nga autoritetet serbe ende trajtohet si Krahinë e Serbisë.