Alpet shqiptare në Mal të Zi dhe Plava si qendër turistike

plav_from_air

Alpet Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje.

Alpet Shqiptare përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.

 

Ismet Azizi
Sistemi malor i Alpeve Shqiptare përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri mëimadhityre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës.

Masivi malor i Alpeve Shqiptare është i njohur si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo edhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913). “Bjeshkët e Nemuna” është emërtim popullor dhe në literaturë është përdorur për herë të parë nga shkencëtarët francez, austriak, gjerman, anglez etj.[1] Emërtimi “Alpet Shqiptare” është më i akceptueshëm, sepse ato vërtet janë sistem malor madhështor në të gjitha aspektet si në atë gjeomorfologjik, hidrologjik, floristik, faunistik, vegjetativ, peisazhorë etj.
Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Nga Shkodra e deri te Rozhaja të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majava më të larta malore. Nga masivi i Alpeve janë lëshuar akullnajat masive kah veriu dhe lindja. Kah veriu është lëshuar akullnaja e Plavës.
Akullanaja e Plavës ka qenë e gjatë 35 km,dhe ka arritë një trashësi prej 200m. Sipërfaqja e Akullnajës së Plavës ka arritë 250 km2. Në rrugëtimin e vet ajo krijoi morenat ballore dhe në afërsi të Plavës së sotme krijoi basenin terminal të Liqenit të Plavës, në një lartësi mbidetare 900 m.
Në anën lindore të Alpeve Shqipatre u lëshuan shum akullnaja. Në rrjedhën e sipërme të lumit Ibër është lëshuar Akullnaja e Rozhajës, Akullnaja e Pejës, nga e cila janë krijuar ajo e Rugovës (Lumbardhit), dhe e Deçanit. Përveç këtyre akullnajave nga Alpet Shqiptare janë lëshuar edhe : akullnaja e Gucisë, Jasenicës, Gërbajës dhe Komariqit[2]
Liqenet më të njoura në Alpet Shqipater janë ai :i Zanave, Rikavikës Bukumirit, Gjeravicës dhe ai Savinës. [3]
Një ekip i gjeografëve britanik ka zbuluar akullnaja të pa eksploruar më parë në një gamë të shkretë malore evropiane. Akademikët nga Manchester University gjetën katër akullnajat ne Alpet Shqiptare në territorin e e Shqipërisë. Ato janë formuar në një lartësi prej 2.000 metra, relativisht në një lartësi të ulët për një gjerësi gjeogrfaike të jugut. Akullnajat e tjera në këtë gjerësi gjeografike mund të të mbijetojnë vetëm në malet më të larta më në veri.[4]
Alpet shqiptare në Mal të Zi kanë një sipërfaqe përafërsisht rreth 250 kilometra katrorë dhe shtrihen nga Shkodra deri te Bogicevica , në kufi me Kosovën.
Masivi malor i Alpeve Shqiptare të Malit të Zi është i kufizuar nga lumenjtë Cem, Lim dhe Ibër. Në veri , Alpet fillojnë nga vargu malor Visitor, Golesh Greben dhe Zeletin.
Kur flasim për Alpet Shqiptare në Mal të Zi parasegjithash kem të bëjmë për majat malore të cilat ngriten mbi dy lugina të bukura impressive të cilat gjinden në afërsi të qytetëzes Guci pran qyteit të Plavës. Lugina e parë quhet Gërbaja mbi të cilën ngriten majat impressive malore e Karanfilit, Oçnjakut, Forca, Karanfili Lulashevica, Volushnica, Vojusha…
Lugina tjetër quhet Ropoja e cila fillon nga fshati Vuthaj dhe shkon në drejtim të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe mandej në drejtim të masivit qendrorë të majave më të larta të Alpeve Shqiptare të lokalizuara në territorin e Shqipërisë.
Majat malore të Alpeve shqiptare në Mal të Zi tejkalojnë lartësinë prej 2500 m, ndërsa lugint pran tyre shtrihen në lartësi mbidetare prej 1000 m, çka do të thot se ndryshimi në lartësi në mes majave malore dhe luginave arrinë rreth 1500 m, gjë që Alpeve iu jep pamje impressive.
Alpet karakterizohen me maja të thepisura malore të cilat ngriten vertikalisht nga luginat e ngushta .
Sa i përket majave malore , majat më atraktive në Alpet e Malit të Zi , për t’i pushtuar nga alpinistët janë Karanfili dhe Oçjaku të cilat gjenden mbi luginën e Gërbajës, si dhe Maja e Rosit dhe Kollata në të cilat mund të gjitën alpinistët nga fshati Vuthaj, aty nga filimi i luginë së Ropojës.
Territori i Komunë së Plavës shtrihet në veri të Trojeve Shqiptare. Përfshinë një sipërfaqe prej 486 km2, rrëzë Alpeve Shqiptare, në burimin e lumit Lim. Komuna e Plavës është komunë ndërkufitare sepse në një gjatësi prej 52 km kufizohet me territorin e Shqipërisë.
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991.kan jetuar 19.305 bqanorë, që përbënë 3,1% të popullsisë së Mali të Zi. Popullsia është koncentruar në dy qendra me karakter qyteti dhe 21 vendbanime fshatare.
Popullsia është e përzier dhe fliten tri gjuhë (shqipe, boshnjake dhe malazeze). Komuna e Plavës është komuna më e pa zhvilluar ne Mal tëZi.
Lugina e Plavës dhe Gucisë me bukuritë e sajë të rralla ka qenë e banuar qysh në lashtësi.
Në dokumente e shkruar Plava nuk përmendet si vendbanim por si treve me emrin Flaviusu (Phlavius) nga koha e romake. Si vendbanim përmendet në shekullin e XIII në vitin 1435 përmendet në shkrimet e ndryshme plavasit udhtojnë në Shkodër per t’u furnizuar me krip.
Veçoritë natyrore shum karakteristik dhe atraktive të territorit të komunës së lavës , padyshim hapsira malore më e rëndësishme dhe me më vlerë në Mal të Zi, japin mundësi për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit (dimëror, veror, liqenor, malor., stacionar, transit etj.), si dhe ( skijimit, gjuetisë, peshkimit, kajakut, alpinizmit, sporteve në ujë raftingut etj).

Popullsia kryesisht është e re sepse 66.6% i takon grupmoshës më të re se 35 vjet.

Një ndër objektet më të rëndësishme të turizmit të kësaj hapsire gjithësesi paraqet Liqeni i Plavës, liqeni i dytë akullnajor dhe më i bukuri në shtetin e dikurshëm të Jugosllavisë, mandej një numër sish të liqeneve malore të cilët njhen me emrin “Sytë e maleve” nga të cilët më të njohurit janë ai i “Zanave” dhe “Visitorit”, mandej burimet e shumta karstike nga më të bukurit “ Burimet e Ali Pashës”, stazat alpine dhe terrenet me majat më të larta në Mal të Zi ( Maja e Kollatës 2528 m dhe Maja e Rosit 2524 m).Mandej, kjo htrevë posedon terene me sipërfaqe të mëdha në të cilat mundësohet ndërtimi i stazave të skijimit në gjatësi prej 38,92 km sipas studimit të bërë nga OECD të cilën e kan bërë eklspertët e kësaj organizate J.Iteni M. Rey, e që përbënë rreth 65,59 % të potencialit të përgjithshëm të Malit të Zi. Me zhvillimin dhe përparimin e turizmit në komunën e Plavës merret SHA “ Plavsko jezero” e cila cila dikur posedonte ( tashmë nuk ekziston) hotelin e katedorisë së lartë B me 260 shtretër, dhe objekte tjera përcjellëse, si dhe disa objkte tjeratë shpërndara të tipit të moteleve, bifeve e etj.
Megjithate , kapacitetet poseduese dhe potenciali i kësaj treve në këtë kohë shum pak jan duke u shfrytëzuar, dhe viteve të fundit në hotel janë të vendosur refugjat nga viset e ndryshme , dhe i njejti krejtësisht është në shkatrrim e sipër, mandej objktet dhe terenet janë të lënë pasdore kështu që është jasht përkujdesjes së duhur.
Zhvillim serioz i turizmit në këtë trevë nuk është mundur ashtu siq është sepse nuk ekziston as nji metër teleferiku dhe objekte tjera përcjellëse për zhvillimin e këtij lloji të turizmit, edhe pse kjo trevë posedon 66% të tereneve të përgjithshme që ka Mali i Zi. Prandaj, zhvillimi i turizmit në komunën e Plavës ndikojnë faktorët e kufizuar të infrastrukurës së rrethinës, duke filluar nga lidhjet kominikative, furnizimit me ujë të vendbanimevem furnizimit me energji elektrike, rregullumin e qytetit, dhe shërbimeve publike komunale dhe shërbimeve tjera dhe izolimi medial dhe të ngjashme.
Parku Nacional “ Bjeshkët e Nemuna”(“Prokletije”) është parku kombëtar i pestë në Mal të Zi i cili u shpall në vitin 2009. Parku mbulon një sipërfaqe prej 16.630 ha dhe përfshinë dy rezervate të natyrës: liqeni e Volushnicës dhe atë të Zanave. Zona Mbrojtje rreth parkut është 6252 ha.[5]
Para se të shpallet Apet Shqiptare në Mal të Zi park Kombtarë subjektet politike shqiptare dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të Gucisë dhe Vuthajve si dhe OJQ “Alpet Shqiptare” dhe “Ma jep dorën” nërmjet një komunikate të përbashkët kan kundërshruar shpalljen e Parkut Nacional “Prokletije”.
Reagimi i tyre ka qenë unik lidhur me ndërrimin dhe plotësimin e ligjit për parqet nacionale, e me këtë rast edhe Studimi mbi aplikimin dhe menaxhimin e “mbrojtjen” e zonës në territorin e Bjeshkëve të Nemura në Plavë dhe Guci. Me vetë aktin e propozimit të Parkut Nacional “Prokletije ” dhe analizën e këtyre dy akteve normative, kan ardhur bashkërisht në përfundim, se projekti në fjalë është plotësisht tendencioz, qëllimkeq dhe i papranueshëm për popullatën shqiptare autoktone të kësaj treve.
Andej, Alpet Shqiptare janë padyshim pasuria me e madhe e trashëgimisë natyrore të Shqiptarëve ndaj të cilave detyra e çdo qytetari të Plavës dhe Gucisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, Ministrive të ndryshme duhet të shërbejnë si instrumente efikase për mbrojtjen e vlerave natyror të cilat rrallë kund i shef syri i njeriut.

[1]Behxhet Mustafa dr, prof, Si ti quajmë “Bjeshkët e Nemuna”

[2] Dr. Dragan Rodic, Geografija Jugoslavije I, Naucna Knjiga Beograd. 1981. Faqe 72

[3]Po aty faqe 243

[4] http://www.timesonline.co.uk/tol/news/environment/article7007094.ece

[5] http://www.montenegrobookings.info/np_prokletije/crna_gora.aspx

http://gazetaditore.com/2013/02/12/alpet-shqiptare-ne-mal-te-zi-dhe-plava-si-qender-turistike/
http://www.mesazhi.com/mendime/alpet-shqiptare-ne-mal-te-zi-dhe-plava-si-qender-turistike

plav_from_air

Pamje satelitore te vendbanmeve te komunes se Plaves (marr nga Google earth)