Binjakëzimi qytet është një shembull i mirë i bashkëpunimit

Urat

 

Është për t’u  mirëpritur  nënshkrimi i i binjakëzimit të qytetit të Vranjës dhe Novi Pazarit dhe qyteteve tjera, cilët do qofshin ato.

Binjakëzimi i Vranjës dhe Novi Pazarit na jep një nxitje që në një të ardhme   të bëjë të njëjtën gjë në mes qytetetve e tjera të Sanxhakut  me qytetee e Kosovës. Qëllimi im si themelues i OJQ-së “Kosovës për Sanxhakun” është që një ditë të ndodhë binjakëzimi Gjilanit me  Pazarin e Ri.

Binjakëzimi i Pazarit të Ri (Novi Pazarit) dhe Gjilanit do të  të përmirësoj dhe të shkurtojë rrugën nga Pazari  për  Vranjë, për shkak se në një mënyrë   është gjetur në mes të këtyre dy qyteteve. Andaj edhe z. Mahmutoviq do të mund të pushonte , dhe ndihet më i relaksuar kur të arrijë në Vranjë.

A e dini kryetari i komunës  së Novi Pazarit dr. Meho Mahmutoviq çfarë domethënje  ka Ura e  bardhë, shpresoj mos ta dijë, nëse po atëherë qka iu desht  nënshkrimit të Kartës së binjakzimit?

Në ceremoninë e organizuar me rastin e binjakëzimit, kryetarët e komunave Antic dhe Mahmutovic theksuan se bashkëpunimi mes dy qyteteve zgjatë   për shumë vite dhe që në tre vitet e fundit në veçanti intensifikuar.

“Lidhjet midis dy qytete janë të pandashme në të ardhmen ne do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, theksoi kryetari i komunës në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së bashkëpunimit.

Kryetari I komunës së Vranjës Antic, Mahmutoviqit i dorëzoi një foto me motiv të “Urë së bardhë”, e cila është edhe emblema e qytetit.

“Kjo është ura me të cilin Vranja identifikohet dhe urë që do të na spërafroj edhe më tepër dhe paraqet   miqësi  të përhershme në mes të dy qyteteve tona”, tha kryetari Antiq, ndërsa kryetari i komunës së Novi Pazarit dr. Meho Mahmtoviq sipas të gjitha gjasave  nuk e di domethënjën  e  “Belog mosta”. Në qoftë se  ka njohuri, atëherë , atëherë qka deshti të arrijë me këtë akt?

Ura e bardhë ose Ura e dashurisë është emri i urës në Vranjë e cila ishte ngritur në 1844. Ura është e vendosur mbi lumin Vranjës, në rrugën Nëntë Jugovicët, dhe legjenda thot se  ura është ngritur nga e ëma Ajshes ,e një vajze turke në shenjë kujtimi për dashurinë e pafat të bijës së sajë dhe bariut serb.

Pas lindjes së vajzës Aishe, Selim beu profeteshat kishin parashikuar se ajo do të bie në dashuri me një serb. Edhe pse babai ishte duke u përpjekur për të parandaluar profecinë  me mbylljen dështuar kishte dështuar në këtë. Kur I kishte takuar  Stojanin dhe Ajshen të përqafuar pran  lumit, u përpoqën ta vras  bariun serb. Megjithatë, vrau vajzën e vet pasi që qme trupin e saj kishte  mbrojtur të riun që ajo e donte. Pas kësaj ndodhie , edhe Stojani me  thikën e tij bëri vetvrasje.

Në vendin ku medohej  se ngjarja ëhstë  zhvilluar, është ndërtuar ura. Në urë është një pllakë, e ashtuquajtur tarih, në të cilën është  një mbishkrim në gjuhën turke: “Mallkuar qoftë ai që ndanë  ata të cilët dashuria i bashkon”.