Davutoglu akuzohet për ndarjen e Bashkësisë islame

Dautoglu

 

 

Portali Sanxhak Press, i afërt me Bashkësinë Islame në Serbi dhe Myftiun Muamer Zukorliq, ka akuzuar sot në tekstin  me titull “Vizita Jusufpahiqit  dhe krijesës parafetare e Dautoglu konfirmoi se ka kurdisë ndarjen e BI”, Kryeministrin turk Ahmet Davutoglu për ndarjen e  Bashkësinë islame.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu u takua me Muhamed Jusufspahiq kreun e  krijesës parafetare të cilën e ka formuar  BIA  në vitin 2007”, thuhet në artikullin e botuar në portalin   Sanxhak Press.

 

Përkujtojmë, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu me ministrat e vet dje pasdite vizitoi xhaminë Bajrakli, ka falur  namazin e akshamit, pastaj  u takua me myftiun serb Muhamed Jusufspahiq.

davutoglu

Siq ka raportuar radio GMS, kryeministri Davutoglu shprehu kënaqësinë e tij me atë që kishte parë dhe dëgjuar,  hapi derën për bashkëpunim  duke shpreh besimin për  Bashkësinë Islame të Serbisë, si partner i qëndrueshëm dhe përfaqësuese në ndërtimin e institucioneve fetare, kulturore dhe arsimore në Republikën e Serbisë.