Dëshmitë e terrorit serb mbi shqiptarët e Peshterrit (III)

pester

 

Sabit Bibiq-i (1936) nga Uglla “Me 8 dhjetor të vitit 1993 rreth orës 15 e 15 para shtëpisë sime erdhi një veturë e MPB-së të Sërbisë nga Sjenica”.

E kërkuan djalin tim Reufin, i cili nuk ishte në shtëpi. Unë dola. Menjëherë pasiqë erdhën, më thanë se kanë ardhur për armë, për njëfarë revole. “Më mirë e ke që të na e japish menjëherë, mos të të rrahim”-më tha njëri nga ata. U përgjegja se nuk kam kurfarë revole dhe se nuk kanë asnjë arsye as që të më shoqërojnë në polici e as që të më rrahin. Pas asaj më futën në veturë dhe më dërguan në Karajukaj Bunarë. Në Karajukaj Bunarë më futën në hapësirën e zyrës së vendit të cilën e përdornin për nevoja të veta, për rrahjen e popullatës së pafajshme. Aty ishin edhe Shefko Bibiq-i dhe Elmaz Hukiq-i të cilët ishin gjithashtu të shoqëruar të njëjtën ditë. Pas një kohe, erdhën dy milic të cilët më pyetën se a jam anëtarë i SDA-së (Partisë së Aksionit Demokratik) dhe se a kam marrë pjesë në tubimet e SDA-së. u përgjigja se kam marrë pesë në tubimet e SDA-së pasi puna e saj nuk është e ndaluar, parti si çdo parti tjetër. Pas përgjegjës sime kanë dalur jashtë dhe pas 5 minutash, pas konsultimeve shtesë, u kthyen. Njëri nga ata më kapi për krahu dhe më goditi fortë me shuplakë në kokë. “Si nuk ke”! më tha dhe më shau nënën myslimane. Pas goditjes, pjesërisht kam humbur vetëdijen, kisha marramendje. Mirëpo, kjo nuk mjaftonte për këta të dy, dhe vazhduan të më rrahin me pendrek këmbëve, derisa nuk mu kanë mpirë, dhe pastaj u rrëzova.Derisa isha në dysheme,më kanë ngritur dhe më urdhëruan që ti ngriti duart dhe ti kthejë shuplakat nga lartë. Më kanë goditur me pendrek duarve aq shumë dhe aq gjatë saqë as vet nuk mund të kujtohem. Nga të gjitha dhimbjet që përjetova atë ditë, këto ishin më të rëndat dhe më të këqijat. Pasojat e këtyre rrahjeve janë që edhe sot më dhembin të gjitha nyejt në duar. Gjatë gjithë kohës që më kanë rrahur, i kamë lutur që të ndalen sepse unë më të vërtetë nuk e kisha revolen të cilën ata e kërkonin. Njëri nga milicët më shau nënën muslimane dhe më tha që ta blejë revolen me të holla dhe t’ua dorëzoj.

pester

Pasi ma thanë këtë, vazhduan që të më rrahin. Ashtu i rrahur ndjeva një dhimbje të fortë në pjesën e qafës dhe kokës dhe prapë u gjenda në tokë.  Prapë më ngritën dhe më vendosën në kërrigë. Më pyeten a dua ujë. U përgjigja se nuk dua sepse frikësohesha mos po ngulfatem pasi që nuk isha në gjendje të marr frymë normalisht e lëre më të pijë ujë. Njëri më shau “nënën e Zotit” dhe më goditi me pendrek në brinjë. Pas kësaj shkuan. Në dhomën ku me kanë rrahur,  gjatë gjithë kohës ishte prezent edhe Shefko Bibiq,kushëriri im. Në ndërkohë më është kthyer vetëdija dhe kam dëgjuar zërin e bashkëshortes sime e cila kishte ardhur me ndihmën e shtagave për ecje që të pyes pse më kanë shoqëruar në polici. Njëri nga inspektorët ja shau “nënën  e ndyrë myslimane” dhe e përzuri nga korridori. Ajo i tha se nuk do të del dhe pyeti përse e rrahë popullin e ngratë. Pasi që përsëri e shau, inspektori e largoi dhe ajo doli nga ndërtesa duke ardhur tek dritarja e zyrës ku me rrihnin. Ata dy milic të njëjtë u kthyen në zyre dhe vazhduan që të më godasin, prapë nëpër duar. Pas britmave të gruas sime, ata dolën dhe pastaj më futën në zyrën e inspektorit dhe komandirit. Përsëri më kërkuan revolen. Pasi që ulërija nga dhimbjet në gjoks, komandiri më pyeti pse po qajë. I thash se më kanë rrahur dhe se kam dhimbje të tmerrshme.  Komandiri më tha që ti zgjasë duart që të shohë, ashtu bëra. Pasi që i shtriva duart njëri nga ata dy milicët më goditi fort me pendrek në shuplaka, pas kësaj gjithçka mu terrua para syve. Komandiri përsëri më kërkoi revolen dhe më kapi për flokë. “a të ka treguar ndokush se si rrahi unë“ më pyeti. “Shko në shtëpi tash”. Nesër në ora 12 ta sjellësh djalin dhe kur e rrahim mirë edhe atë, atëherë do ta pjellësh revolen” më tha. Kur u nisa që të shkoj, më ngrehi për xhakete dhe më tha: të sjellësh të dy djemtë.

/Indira Hukiqi/ shqipëroi: Jasmir Mujezini/