Besniku nuk din të flas shqip ?!!

MapaROZ

Reportazh nga fshatrat e Malësisë së Rozhajës

Nga shumë tragjedit e përjetuara banoret e fshatit Besnik, as sot nuk e harrojnë masakrën e  shkatuar nga forcat çetnike malazeze të vitit 1924. Në vjeshten e viti 1945 Ahmet Daci nga katundi Cetan i Pazarit të Ri   e që kishte qenë prefekt në këtë Prefektur të Shtetit Shqiptar gjatë  luftes për çlirimine Pazarit,luftë kjo e cila u përkrah nga vullnetaret shqiptarë të prirë nga bajraktari i Rugovës Sak Fazlia, pas hyrjes së komunistëve ai për t’i shpetuar dy djem e vet Sylën dhe Rizan ,që ishin ushtarak në brigata shqipatre, i strehoj në Besnik tëk kusherit e vet e pikërisht në shtëpine Kadri Bajr Dacit. dobët.Besniku në mileniumin e ri nuk din të flas shqip. Vetem 60 vite me parë këtu pothuaj fare pak flitej gjuha serbe.

 

Shkruan: Ali Daci

Në krahun e djathtë te lumit Iber,dhjetë kilometra larg qytetit të Rozhajës shtrihet fshati Besnik.Kanjoni i Ibrit dhe grykat tmerruese të tij ,shkembijntë e thepisur dhe të zhvesh përgjatë magjistrales së Ibrit sikur paralajmerojnë vrazhdesin e treves dhe rreptesin e banuesve te saj.Mëpastaj, male të veshuara me dru gjetherënës, e më së shumti çetinat halore e rrethojnë ketë fshat tipik malësor.Janë dy tunjele që lidhen drejtpërdrejt me një urë që shpie magjistrales së Ibtit për nenëtokën e fshatit Besnik Besnikun e përbejnë lagjet e Muriqve dhe Dacajve.Ky fshat ka 78 shtepi dhe me 1230 banor, është njeri nder ish  fshatrat shqiptare që gjatë historisë ka përjetuar furtunat e shumta të kohës.Banoret e këtij fshati janë shquar për bujari dhe trimeri , por në  gjithë trevat shqiptare ka qenë i nohur si fshat i qendresës dhe besës nga ku edhe ka marrë toponimin e vet shumë besnik,Besnik.Besnikasit kanë gjellëruar falë pasurisë së patundshme të pyjeve halore të familjes se çetinës së zezë e cila shquhet për cilësinë dhe sasin e saj.Shumë luftra të zhvilluara në këto anë dhe shume ushrti të ndërruara nga shumë pushtues këtu kanë lanë edhe eshtrat e tyre por edhe kanë shkreteruar fshatin duke e djegur dhe plaçkitur sa herë . Nga shumë tragjedit e përjetuara banoret e fshatit Besnik, as sot nuk e harrojnë masakrën e  shkatuar nga forcat çetnike malazeze të vitit 1924. Ata sot rrefejnë për ngjarjen e cila pat shuar shumë familje shqiptare të këtij fshati. Përmendin emrat e të vrarve dhe dhembja edhe pse e lasht i djeg edhe sot deri në asht. Atyre u kojtohet viti 1924 dhe rrethimi  i fshatit nga forcat malazeze të cilat në prillin e atij viti, që kishte shumë borë, kishin rrethuar fshatin, rrethim ky nga i cili nuk dilej gjallë. Zarija Joksimoviq nga Berana kishte rrethuar malësorët dhe kishte urdheruar që meshkuj ma më zë që ishin të dilnin nga shtëpit dhe të vinin në kodrën e varreve mbi fshat, ku do të bisedohej  për mosmarreveshjet që kishin lindur në mës xhandarmerisë dhe popullatës vendese. Bul Muriqi i cili ishte edhe këshilltar i fshatit doli i pari dhe pas dialogut të rrept të zhvilluar në mes te Bulit dhe forcave çetnike, të cilët me ngulm kërkonin mobilizimin e të rinjëve në forcat malazeze ,kërcet pushka ku Bul Muriqi  vritet. Pas kësaj forcat malazeze me dhunë nga shtëpit nxjerrin mëshkujt e familjës se Kadri Bajr Dacit dhe  disa familjeve tjera dacjane ku edhe i ekzekutojnë.Më këtë rast vdekjen e gjenë Brahim Daci,Halit, Zymer , Selman, Rexhep, e Bardh Daci nga lagjja e Dacajve,kurse nga Muriqet vriten pos Bulos edhe Vesel Muriqi dhe e motra e tij Bajrakja e cila fytafut kishte luftuar me shije duke u përpjekur ta shpetonte të vetmin veëla.Kësaj masakre i shpetoj Ali Kadri Daci  i cili me vonë që bërë i pa kapshëm për çetnikët malazez të cilët për trimerin e tij dhe zhdervjelltësinë luftarake kishte,malazezet kishin marrë frikën se atë nuk e kapte plumbi i pushkës.  Edhe pas Luftës së Dytë Botërore  banoret e fshatit Besnik trajtohen nga partizanet si tradhetar dhe për këtë aresye ata kishin mbetur pa përfaqesuaes në strukturak komunale.Në vjeshten e viti 1945 Ahmet Daci nga katundi Cetan i Pazarit të Ri   e që kishte qenë prefekt në këtë Prefektur të Shtetit Shqiptar gjatë  luftes për çlirimine Pazarit,luftë kjo e cila u përkrah nga vullnetaret shqiptarë të prirë nga bajraktari i Rugovës Sak Fazlia, pas hyrjes së komunistëve ai për t’i shpetuar dy djem e vet Sylën dhe Rizan ,që ishin ushtarak në brigata shqipatre, i strehoj në Besnik tëk kusherit e vet e pikërisht në shtëpine Kadri Bajr Dacit. Këta dy djem që ishin oficier të ushtrisë shqiptare u trtadhetuan nga Rexhë Mujeviqi i Ballotiqit,fshat ky në afërsi të Besnikut dhe në pabesi u kapën nga  partizanet dhe u pushkatun pa gjygj. Vite e pasluftës në Besnik ngjallën paksa shpresën për të jetuar këtu.Kadri Bajr Daci ishte një derë e fortë. Ai në rrjedhat e shenave të këtij fshati kishte ngritur një sharrë për prerjen e drurit e  cila punonte me fuqin e ujit.Derrasat transpotoheshin me kuaj përmes bjeshkës së  Sejnovës dhe shitëshin në tregun e Pejës.Më vonë ky burrë  me një shqiptar nga Mitrovica paten ndertuar një hekurudhë të gjatë gjashtë km. ku vagonetat e saj nga mali i Bardh (Beluha) transportonin trupat deri në afërsi të lumit Ibër ku përmes lundrimit dergoheshin në Mitrovicë.Këto vagoneta ecnin me ramje të lirë, pasiqe nga mali deri tek Ibri kishte nje pjerrtësi të mjaftueshme,ndersa të thata terhiqeshin me ndihmen e 5-6 pendë kaujsh ,pasi që numri i vagonetave ishte rreth njëzet sosh.Vagonetat barnit rreth 15 kubik trupa.

MapaROZ

Edhe lufta e për çlirimin e Kosovës Besnikun e gjeti me dyert hapur dhe me sofrën plot për vellëzerit dhe motrat kosovar.Këtu gjeten strehim një numër i madh i familjeve kosovare. Në fillimin e bombadimit të forcave të NATO-s mbi caqet serbe,  në Besnik nga bombat kasetore të ushtrisë jugosllave e gjen vdekjen i riu Senad Ismet Daci. Vendasit thonë se bombat kanë ardhë nga ajroplanet e UJ të cilat kanë fluturuar nga baza e Moknës,por mëqë ishin diktuar nga ajroplanet vezhgues të Natos pilotet kanë bërë shkarkimin e parakohshme dhe bombat kasetore kanë shperthyer mbi Besnik. Disa sosh janë gjetë nga fëmijët dhe janë vendos edhe si suvenire në shtëpit e tyre,ndersa Senadi me anë të një druri e aktivizon bombën dhe mbetet në vend i vdekur.Senadi ka qenë viktima e parë e këtyre bombardimeve në Mal të Zi.Banoret e Besnikut edhe sot deklarativisht e ndiejnë vehten shqiptarë edhe pse gjuhen shqipe vetem pleqt e plakat e flasin.Ata sot janë te vetëdijshem se gjuha shqipe këtu  më nuk  frymon,por ne zemer e shpiert e kanë atë.Edhe pse rrethanat politike kanë qenë te tilla nga sistemet e  caktuara qeverisese,besnikasit sot janë në një gjendje  relativisht të mirë ekonomike.Kanë një shkollë katërklasëshe fillore  në gjuhën serbe dhe interesi për të mësuar në gjuhen e të parëve është i dobët.Besniku në mileniumin e ri nuk din të flas shqip. Vetem 60 vite me parë këtu pothuaj fare pak flitej gjuha serbe.