Aktori Manojloviq   pyeti serbët : Pse mësojmë historinë nga lahutari i verbër?

miki-manojlovic-FoNet-Bozidar-Petrovic-650x365

 

Manojloviq parashtron pyetje   si është e mundur që në Serbi historia të mësohet përmes  një lahutari të verbër  Filip Visnjic?

“A mendoni se Turqia, si një perandori serioze nuk i ka shënuar edhe  gjërat më të vogla? Sa shekuj duhet të kalojnë që dikush të mësoj gjuhën turke, të shkojnë në arkivat dhe të na tregoni se çfarë ka ndodhur “, pyeti ai Manojloviq.

Duke  konstatuar se nuk mund të jetohet  në Kosovë, e të mos flitet njësoj  mirë shqip dhe serbisht dhe se “ nuk mundet me  pendrek të mbahet një territor 100 vite, dhe duke menduar se je pronar”, Manojlovic ka vlerësuar se “e pa provokuar me asgjë superioriteti shkakton  rezistencë “.

“Gabimi themelor janë familjet tona, në të cilat  fillojmë  të fitojmë rezistencë ndaj ndokujt që është Šiptar, e  jo Shqiptar, dhe pastaj hyjnë në sistem”, tha Manojloviq.

Sipas tij, në Ballkan, mikpritja nganjëherë kthehet në agresion, ndërsa “imagjinata vrastare e popujve të Ballkanit shumë e zhvilluar”.

/saff.ba/