Të dielën mbahet marshimi në Haxhet

pohod na hadzet

 

Nga  28. 11. 1944 deri më  21. 1. 1945 autoritetet komuniste likuiduan  mbi 2.000 qytetarë të respektuar të Jeni  Pazarit, Sjenicës dhe Tutinit, dhe i i varrosën në   Vakëf in “Mearif”   në Haxhet, sot lagje e  Jeni Pazarit.

 

Për ta mbrojtur vakufin dhe vendin e viktimizimit të paraardhësit e tyre, sanxhaklinjtë  të udhëhequr nga udhëheqësit e bashkësisë islame, më 4 shtator 2010 u përleshën me pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe.

Kjo është arsyeja pse kjo datë u shpall  ditë e kujtimit dhe lutjeve për viktimat e pafajshme në Haxhet të qytetarëve më të çmuar  të Sanxhakut

Bashkësia Islame në Serbi dhe Bashkësia Kulturore Boshnjake  organizon tradicionalisht marshimin në Haxhet dhe një lutje për të rënët.

Marshimi  fillon nga Sheshi   Gazi Isa beut    në Jeni Pazar deri te  Vakufi  Mearif që në Haxhet të dielën më 4 shtator 2016.

Tubimi do të fillojë në Sheshin pas namazit të mesditës në orën 13:30.

viber image

Ju ftojmë familjet dhe fqinjët e juaj, edhe me këtë 4 shtator së bashku të marshojmë rrugëve  të Jeni Pazarit deri tek vendi i  ekzekutimit në Haxhet  të paraardhësve tanë, dhe së bashku me udhëheqësit tanë fetarë dhe kombëtare të lexojmë lutje për dëshmorët.

Të përkujtojmë se pas depërtimit të forcave partizane-jugosllave në këto treva, prijësi kryesor i kësaj treve Aqif Efendi Blyta iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri dhe mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (pra në lagjen e sotme të Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për veprën dhe heroizmin e Aqif  Blytës dhe bashkëpunëtorëve të tij,  mandej vullnetarëve shqiptarë nga Kosova në krye me  Shaban Polluzhën, Mulla Zekë Bërdynën , Sak Fazlinë  etj., delegacioni i organizatës “ Kosova për Sanxhaku “ do të jetë pjesëmarrës në këtë manifestim përkujtimor.