Thaçi në Jarinje: Policët dhe doganierët po bëjnë punë të shkëlqyer (Video)

jarinje_thachi_tanjug_main

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka shkuar për vizitë në Veriun e Mitrovicës.

 

Presidenti Thaçi ka vizituar pikën kufitare në Jarinje kur edhe është takuar me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Kjo është hera e parë që një President i vendit shkon në pjesën më veriore të vendit, në kufirin me Serbinë.

“Jemi këtu për t’i inkurajuar të gjithë policët dhe njerëzit e Kosovës të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer me angazhimet e tyre të përditshme të Doganës, por edhe të rendit dhe sigurisë. Uroj dhe përgëzoj të gjithë policët dhe doganierët që janë duke punuar bashkërisht shqiptar, serb dhe të tjerë, sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane”.

“I gjithë normaliteti dhe funksionimi normal është rezultat i dialogut që kemi zhvilluar në Bruksel për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave…”

“Më vjen mirë që shohë një situatë normale, një situatë të mirë të komunikimit dhe qarkullimit të njerëzve, ndërsa si institucione të Kosovës na mbetet që të mbështesim të gjitha ekipet profesionale këtu…”, ka thënë Thaçi.

 

jarinje_thachi_tanjug_main