Poeti Faruk Shehiq, në Festivalin e Letërsisë në Orllan

Faruk Shehiq

Poeti boshnjak është fitues i çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsi.

Poeti i njohur boshnjak Faruk Shehiq, do të marr pjesë në festivalin e letërsisë në Orllan i cili mbahet pranë liqenit të Batllavës.

Organizatori i FLO-së, Ragip Luta, ka njoftuar se një nga mysafirët në edicionin e 6-të që mbahet nga 16 deri më 18 shtator në Orllan, është edhe poeti e prozatori nga Bosnja, Faruk Shehiq, transmeton lajmi.net

Shehiq është fitues i çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsi.

“FLO ka kënaqësinë me ju njoftue se nji p’ej mysafirëve në edicionin e 6-të që mbahet nga 16-18 shtator në Orllan asht poeti e prozatori nga Bosnja, Faruk Šehić. Romani i tij “Knjiga o Uni” (“Libri për Unen”), i përkthyem në anglisht me titullin “Quite Floës the Una”, vlerësohet si “kontribut madhor për letërsinë e luftës”. Asht fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsi”, thuhet në njoftimin e FLO-së. /KultPlus.com

Faruk Shehiq