Vllasi këshilltar për B dhe H!

Vllasi

Avokati Azem Vllasi, ka konfirmuar se është emëruar nga qeveria e Kosovës emisar në Bosnjë dhe Hercegovinës për të dialogu me qeverinë e këtij vendi për mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ai ka mohuar se në këtë detyrë është emëruar si këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, raporton ORAinfo.
“Unë jam emëruar me një emision të caktuar për të biseduar me Qeverinë e Bosnjës për mundësinë e qarkullimit të lirë të qytetarëve tonë në Bosnje dhe anasjelltas. Unë nuk kam pozitë të përhershme në Qeveri dhe nuk do ta pranoja një pozitë të tillë. Misioni im është i caktuar për një çështje të caktuar dhe kurdo që vendi ka nevojë për mua, unë do t’i përgjigjem në mënyrë pozitive”, ka thënë Vllasi.

Vllasi

Ai beson se do t’ia arrijë të përmbyll me sukses misionin e tij, për shkak se njeh mirë politikën e shteteve të ish Jugosllavisë.