Këshilltari i Partisë Boshnjake kundra gjuhës shqipe në Tuz

dresevic

Këshilltari i Partisë Boshnjake në Kuvendin e Tuzit njëkohësisht dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Nexhad Dresheviq ka paraqitur iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit të Statutit të Kryeqytetit, i cili parasheh që në Komunën Urbane të Tuzit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe.

Dresheviq kosideron se ky nen nuk është në pajtim me kushtetuten e Malit të Zi. Ai në iniciativ thekson se ky nen i statutit nuk është në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale i cili garanton mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të pakicave në pajtim me kushtetuten, shkruan Dan. Dresheviq kërkon që boshnjakëve në KU Tuz tu sigurohen të gjitha të drejtat duke përfshirë këtu edhe të drejtën për gjuhën e tyre, dhe ajo është gjuha boshnjake. Deklarimin mbi iniciativën e Nexhad Dresheviq gjykatës ja ka dërguar sekretari i Kryeqytetit Podgorica, Veselin Vukçeviq. Duke pasur parasysh se në KU Tuz shumicën e popullatës e përbëjnë populli shqiptar, në mënyrë të qartë tregon se neni i kontestuar nga ana e Dresheviq është në përputhje me ligjin, mbi bazën e të cilit është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, shkruan mes tjerash në letren e Vukçeviq dërguar Gjykatës. Vukçeviq i ka propozuar Gjukatës Kushtetuese që mos të pranojë iniciativën e Nexhat Dresheviq pasi që neni është në përputhje me ligjin. Mendimin e Vukçeviq një zëri është përkrahur edhe nga anëtarët e këshillit të statuteve dhe rregulloreve.