VETËVENDOSJE! përfshin minoritet në listë, prezantohet boshnjaku Mehmed Çeman

ceman

 

Në tubimin e VETËVENDOSJE!-s në Istog ka folur edhe kandidati për deputet i cili vjen nga pakica boshnjake, Mehmed Çeman. Ai  kritikoi ashpër pushtetet e pasluftës, për të cilët tha se e kanë zhytur vendin në krim dhe asnjëherë nuk i kanë trajtuar me dinjitet pakicat.ceman

Ai u shpreh i bindur se VETËVENDOSJE! do të triumfojë me 11 qershor dhe se nga kjo datë Albin Kurti do të jetë Kryeministër, si dhe tregoi arsyet që kanë bërë të jetë pjesë e VV-së.

“Jam me VETËVENDOSJE!-n sot sepse vetëm VETËVENDOSJE! është për drejtësinë, rrespektimin e pakicave dhe të drejtat e njeriut, resppektimin e vlerave të luftës, të cilat ata që thirren si krah i luftës i kanë shkelur”, tha në fjalën e tij, kandidati boshnjak në listën e deputetëve të VV-së, Mehmed Çeman.

/kosova.info/