Harun Crnovrshanin për Jovan Cvijiqin

Jovan_Cvijic

Harun Crnovrshanin  bashkëautor me  Nuro Sadikoviqin, në librin e tij “Kako se kalio Sandzak”, Ilustrovana historija Bosne , Sandzaka i Kosova, jep disa kualifikime interesante për gjeografin-shovenist serb Jovan Cvijiq.

Jovan Cvijiq ( 1865-1927),  themelues i teorisë racore serbe. Shkencëtar i cili me teorinë e tij mbi serbët si “raca më e fuqishme në Ballkan”, ka kontribuar se pasojat e një teori të tillë, e cila është e njollosur me shovinizëm dhe me paragjykimet racore,   të cilat  ndjehen edhe  sot. Cvijiq, pra serbëve serbëve,  si metodë për goditje në objektiv i ka vendosur shqiptarët  për të cilët ka deklaruar    ” se janë raca më e rrezikshme, sepse  ata me më shpejtësi se të gjithë të tjerët në Ballkan shumohen”.  Për shkak të pikëpamjet të  tij ekstremiste ky shkencëtar ishte një model edhe  i Vasa Çubriloviqit, krijuesit të Memorandumit të vitit 1937, në të cilin   në hollësi i ka përpunuar metodat brutale për shfarosjen e   popullit shqiptar.

(Ismet Azizi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *