Konferencë shkencore: Ferhat Draga, rrethanat historike dhe lufta për çlirim kombëtar

u1_FERHATDRAGA

Njoftohen mediat dhe opinioni i gjerë publik lidhur me përecjelljen dhe  pjesëmarrjen në Konferencën shkencore me tematikë: Ferhat Draga, rrethanat historike dhe  lufta për çlirim kombëtar.

Njoftohet të gjithë të interesuarit se Shoqata “ Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, me datë 8 shtator 2017, organizon konferencë shkencore për nderë të   137-vjetorit të lindje dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës.

Konferenca do të mbahet me datën 8 shtator 2017 në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Fillimi i punimeve të konferencës nga ora 14.00.

u1_FERHATDRAGA

Konferencë shkencore kushtuar Ferhat Dragës, Kryetar i “Bashkimi” (Xhemijet),ka për qëllim ndriçimin e; Luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe, Dëshmive historike nga arkivat e shtetit  të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë, biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptarë në periudhën kohore 1918-1945.

Në Konferencë do të marrin pjesë studiues të Historisë nga të gjitha viset, Shqipëria, Maqedonia, Sanxhaku,  Kosova dhe nga diaspora.

Punimet e Konferencës janë një ditore, andaj ju lusim që krahas konfirmimit të pjesëmarrësve të propozoni edhe referuesit si dhe temat e kumtesave të tyre, eventuale.

Do të konsideronim nderë dhe vlerë të shtuar  kontributin tuaj edhe në cilësi të pjesëmarrësit mysafir.

Kontakti: Ismet Azizi

kosovapersanxhakun@gmail.com

ismetazizi@gmail.com

Tel. +377 44 302 607

 

Këshilli organizativ                                                       Për shoqatën  “Kosova për Sanxhakun“

Ismet Azizi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *