Edhe Daçiç dorëzohet: Kosova nuk kthehet më, mund të marrim veriun por hapim telash për Preshevën

dacic

Pas Aleksandër Vuçiçit dhe Rasim Lajiçit, edhe krahu prorus i qeverisë serbe, Iviça Daçiç ka pranuar se Kosova tashmë nuk mund të kthehet.

Por ministri i Jashtëm serb, deklaron në një shkrim për të përditshmen “Blic”(pikërisht aty ku Vuçiç shkroi editorialin e famshëm), që duhet ndarë Kosova, pra që Mitrovica e veriut dhe tre komunat e tjera: Zveçan e Leposaviç dhe Zubin Potok t’i bashkohen Serbisë, ndërkohë që serbët e Rrafshit të Dukagjinit të jetojnë në një lloj autonomie.

Daçiç e argumenton hipotezën e tij me faktin që në veri të Kosovës jeton një “minoritet kompakt serb”, por edhe kjo zgjidhje sipas tij e ka një efekt anësor.

“Sipas ideve të mëparshme për ndarjen, veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por në një rast të tillë pala shqiptare do të shtrojë çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovë. Ndërkaq, manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie”, shkruan Daçiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *