Bashkësia Demokratike Boshnjake  e Sanxhakut, ndërron emrin në Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit!

zukorlic_250517_foto Dusan Milenkovic 2522-1_8e43_1000x1000

 

Bashkësia Demokratike Boshnjake  e Sanxhakut (Bosnjacka Demokratskog Zajednica Sandzaka) në të ardhmen do të njihet me emrin si Partia e Drejtesise dhe Pajtimit (Stranka Pravde i Pomorenja), dhe kryetari i saj i ri do të jetë deputeti  i kësaj partie në Parlamentin  e  Serbisë dhe ish myftiu i BI në Serbi Muamer Zukorliq, u vendos në kuvendin zgjedhor të  mbajtur më 23 dhjetor  në Novi Pazar.

Përveç tashmë  ish-presidentit BDBS  Jahja Fehratoviq, nënkryetarë të kësaj  partie janë  Nenad Prokiq nga Beogradi, Samir Tandir, Misalla Pramenkoviq dhe Kujtim Sadriu nga Presheva.

Kryetari i  PDP Muamer Zukorliq pas kuvendit  zgjedhor u tha gazetarëve se partia pavarësisht  riorganizim të plotë do të përmbaj idenë për  idenë e luftës për vlera universale dhe drejtësi.

prokic

Partia për Drejtësi dhe Pajtim në kongresin i cili do të mbahet më  28 dhjetor në Qendrën Kulturore në Novi Pazar do të paraqiten  të gjitha vendimet e kuvendit  zgjedhor.