Religjioni në shërbim të politikës – Myftiu i Beogradit e quan Kosovën djep të Serbisë

jusufspahiq

 Myftiu politik i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq është shprehur se Kosova është “djepi i Serbisë”, teksa ka thënë se nuk i pëlqen të ndahet Serbia nga Kosova.

Në një intervistë me mediumin serb Telegraf, Mustafa Jusufspahiq ka deklaruar se populli serb nuk duhet të veçojë Kosovën nga Serbia.

“Është në interesin tonë të kemi më shumë muslimanë në këtë vend, dhe me ndarjen e myslimanëve që jetojnë në Kosovë ne jemi pakicë në këtë vend. Kështu i thashë edhe ministrit të jashtëm të Gambias, i cili po rishikon vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk na pëlqen ndarja e vendit tonë dhe nuk është e drejtë ta veçojmë djepin e vendit [të Serbisë, v.j]”, tha Jusufspahiq në intervistën për mediumin serb./MekuliPress.info/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *