Pas hendbollit, Serbia i dorëzohet Kosovës edhe në xhudo

hoxhaa-e1521904843307

Serbia i është dorëzuar sërish Kosovës në sport. Pasi të premten nuk luajti në përballjen ndaj përfaqësueses U-20 në hendboll, sot është dorëzuar edhe në xhudo.

Xhudistes së re, Flaka Loxha nuk i është paraqitur në gjysëmfinale garuesja serbe, Anja Obradoviç duke i mundësuar kosovares finalen pa lojë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri kosovar, Driton Kuka.

Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për junior! Shënoj dy fitore dhe në ndeshjen gjysëmfinale garuesja e shtetit të Serbisë nuk doli në luftën gjysëmfinale! Flakës suksese në finale e në betejat dëshirojmë t’i bajmë në tatami si gjithmonë! Politika s’ka vend në sport!
Erza Muminoviqi në kategorinë 44 kg ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes e sigurt! Xhudo po vazhdon tutje me suksese,dy medalje sot po vijnë për shtetin tonë të ri
” shkruan Kuka në Facebook.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë pasojat për Federatën e Xhudos së Serbisë, pasi Federata e Hendbollit u përjashtua nga turneu dhe grupi i kualifikueseve për Botërorin U20. /tesheshi.com/