Kërkohet siguri për boshnjakët në veri të Kosovës

unnamed

 

Këshilli Kombëtar i Boshnjak shpreh keqardhje për  situatën e  pafavorshme politike  në veri të Kosovës.

Të mësuar  nga përvoja e së kaluarës se, në këtilla situatat politike të  tensionuara, u kryennjë numër i madh i krimeve kundër boshnjakëve në mëhallën boshnjake në Mitrovicën e Veriut, mandej  edhe në  fshatrat boshnjake Vuço Llokva dhe Hrvaskë,  Këshilli Kombëtar Boshnjak shprehë shqetësimi për jetën, lirinë dhe sigurinë e boshnjakëve dhe pronën e tyre në veri të Kosovës.

I  bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë   të ndërmarrin  të gjitha masat parandaluese dhe të i siguroj  popullit boshnjak në veri të Kosovës  siguri juridike  dhe ekonomike.

Gjithashtu ftojmë qytetarë të nacionalitetit serb dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës për mirëkuptim dhe solidaritet me boshnjakët të cilët këtu jetojnë me shekuj.

 

Novi Pazar, më 28 03 2018,                                               Këshilli kombëtar boshnjak

numer : 259-10/2018                                                     Nusreta Brunçeviq, bashkëpunëtor

profesional për informim